Qeveria afgane ka liruar pothuajse të gjithë të burgosurit talibanë

Qeveria afgane ka liruar pothuajse të gjithë të burgosurit talibanëpërveç disave, lirimi i të cilëve po kundërshtohet nga Franca dhe Australia.

Njoftimi u bë të enjten nga  qeveria afgane, duke sinjalizuar përparim tërëndësishëm në procesin e paqes së vendit.

"Qeveriaka liruar 400 të arrestuarit e fundit, përveç disa që shqetësojnë partnerëttanë," tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar Javid Faisal në Twitter.

"Nepresim që negociatat me talibanët të fillojnë së shpejti," shtoi ai.

Talibanëtnuk e kanë konfirmuar ende lirimin e të burgosurve, raporton DPA.

Sipasnjë marrëveshje paqësore SHBA-Taliban të arritur në shkurt, Kabuli ra dakord tëlirojë gati 5,000 të burgosur në këmbim të lirimit të 1.000 forcave pro-qeveritaretë mbajtura nga talibanët.

Lirimii të burgosurve talibanë është vonuar për gati gjashtë muaj. Kabuli karefuzuar të lirojë 400 të burgosur talibanë që konsiderohen veçanërisht tërrezikshëm.

Pasvendimit të asamblesë kalimtare, presidenti afgan nënshkroi një urdhër përlirimin e tyre rreth tre javë më parë.

Francadhe Australia kanë kërkuar lirimin e shtatë luftëtarëve talibanë që besohet tëjenë përgjegjës për vrasjen e ushtarëve të tyre.

Burimenë qeverinë afgane thanë se ata do të transferoheshin në zyrën politike të talibanëvenë Katar derisa çështja të zgjidhej.