Pamje të frikshme! I riu rëmben 4 veçaren pak metra larg nënës së saj

Një rrëmbim ka ndodhur në Ukrainë, ndërsa egjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Një vajzë vetëm 4 vjeç është rrëmbyer nga një 29 vjeçar, ndërkohë që nëna e saj ndodhej tek karburanti duke paguar. Në video shihet qartë se si i riu flet me të miturën për ta bindur që të shkojë me të në makinë.

Pasi flet me 4 vjeçaren, autori arrin ta bindë dhe e merr vajzën dhe largohet me të në makinë. Në momentin që nëna e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, menjëherë njoftoi policinë.

Ky incident ndodhi në qytetin e Borispil,rreth 30 km në lindje të Kievit.

Pamjet tronditëse, të kapura nga kamerat e sigurisë, ndihmuan në gjetjen e autorit, i cili u arrestua nga policia 2 orë me vonë.

Për fat të mirë, e mitura ndodhet në gjendje tëmirë shëndetësore dhe pranë familjes.