Një muaj pas shpërthimit në Beirut, gjenden shenja jete mes rrënojave

Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin e Libanitbesojnë se në ndërtesat e rrëzuara nga shpërthimi tragjik i muajit të kaluarmund të ketë ende persona të gjallë.

Zbulimi u njoftua mbrëmjen e së enjtes, pas operacioneve të kërkimit me qen të stërvitur për ngjarje të tilla.

Mësohet se në një nga godinat e Bejrutit afërepiqendrës së shpërthimit, që dikur shërbente si lokal në katin e parë, udiktuan lëvizje dhe frymëmarrje poshtë strukturës së shembur.

"Ekipii shpëtimit nga Kili lëshoi qenin e vet për të nuhatur dhe na sinjalizoi njëperson të vdekur. Sot erdhëm me pajisjet më të specializuara dhe diktuam njëpuls, rreth 18 frymëmarrje në minutë, që duke marrë parasysh edhe temperaturën,na bën të besojmë se ka shenje jete."

Kërkimet për trupin e dyshuar u zhvilluan derivonë për t'u ndërprerë para mesnatës për shkak të paqëndrueshmërisë së murevembajtëse të strukturës.

Makineri më të rënda për ngritjen e gërmadhësu siguruan vetëm mëngjesin e së premtes.

"Tentuamtë futeshim në një tunel të vogël por shufrat e hekurit na penguan rrugën. Nukduam të vëmë në rrezik jetën e asnjërit prej kolegëve tanë sepse shufrat pombanin një pjesë të gërmadhës ndërsa kamerat na treguan se muret lëvizën rreth2 centimetra gjatë operacionit."

Shpërthimi i 4 gushtit në një port të Bejrutitu mori jetën mbi 200 personave, plagosi 6 mijë të tjerë dhe la 300 mijë banorëpa shtëpi.

Incidenti u shkaktua nga zjarrvënia e njësasie prej më shumë se 2,700 tonë nitrat amoni që ruhej prej 7 vitesh pa masasigurie në një nga magazinat e kryeqytetit libanez, neglizhencë e cila ikushtoi politikisht edhe qeverisë tashmë të dorëhequr, pas protestave civile.