Pamje tronditëse: Policia rreh dhe dhunon burrin nudo në mes të rrugës
Pre e dhunës të policisë amerikane ndër vite janë duke rënëshumë shtetas afro-amerikanë.
Së fundmi një tjetër video ka tronditur rrjetin, në pamje shihet incidenti që ndodhi më 23 Mars, 2020, në zonën e Rochester në New York.
Policia ushtroi dhunë mbi 41 vjeçarin i cili ishte nudo nërrugë ku dhe u akuzua për përdorim të lëndëve narkotike.
Siç shihet dhe në pamje, burri nuk tregoi rezistencë ndaj forcave policore,mirëpo më pas filloi të panikohej pasi ata filluan të ushtronin dhunë dhe tëtalleshin me të. Në audion e videos dëgjohenqartë të qeshurat e të gjithë efektivëve të policisë.
Ata i vendosën një qese plastike në kokë, filluan të ushtrojnë dhunë dhe përtë mos mjaftuar kjo një polic ushtroi forcë duke i shtypur kokën.
Si pasojë e dhunës, burri përfundoi në spital ku fatkeqësisht humbi dhe jetën një javë më vonë.

