Për të mos djegur votën, deputetja shkon në Parlament me vajzën e porsalindur

Një deputete në Kaliforni ditën e hënë u detyrua të shkontenë Asamble bashkë me vajzën e saj të porsalindur. Buffy Wicks u shfaq më tëvoglën e saj në krahë pasi kërkesa e saj për të votuar nga përfaqësuesit urefuzua.

Ajo përfaqëson Berkeley dhe Oakland në asamblenë e shtetit, prandaj dhe kishte bërë kërkesë të votonte me prokurë, por udhëheqësit e refuzuan këtë kërkesë të saj.

Rregullat për votimin me prokurë në Kuvend gjatë pandemisë tëjapin të drejtë votimi për përfaqësuesit e tyre. Javën e kaluar, ligjvënësit nëSenatin e shtetit votuan në distancë pasi senatori i Kalifornisë Brian Jonesdoli pozitiv për koronavirusin .

Pas refuzimit të kërkesës së saj, Wicks, e cila ishte me lejëne lindjes, udhëtoi nga shtëpia e saj drejt Senatit për të bërë  njëapel për projekt ligjin për strehimin e familjeve të cilat nuk kanë mundësiekonomike.  

"Unë isha duke ushqyer vajzën timë kur doli ky vendim. Të lutem, të lutem kalo këtë projekt ligj dhe unë do të shkoj të përfundoj ushqyerjen  e vajzës time"- tha Wicks ndërsa mbante në krahë vajzën e saj e cila ishte duke qarë në mes të seancës.

Pavarësisht nga vota e Wicks, projektligji për strehimin nuk arriti të kalojë në Asamble. Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo premtoi se do vazhdojë të luftojë për strehimin e familjeve pa marrë parasysh asgjë.