Studimi: 61% e bizneseve në Shqipëri kanë mbetur fitimprurëse pas pandemisë

Heqja e masave kufizuese dhe kthimi në normalitet iaktivitetit ekonomik në vend nuk po sjell shërim të shpejtë në shumë biznese.

Banka Botërore, në një studim të posaçëm, që u publikua këtoditë në lidhje me efektet negative që kanë përjetuar kompanitë e regjistruaranë tatime përllogariti se 61% e bizneseve të regjistruara në Shqipëri nuk porezultojnë fitimprurëse pas heqjes së masave bllokuese.

Studimi mori në konsideratë ecurinë e pagesës së tatim-fitimit,arkëtimet e të cilit janë 65% e parashikimeve fillestare edhe pas heqjes sëmasave.

Në sektorët me ndikim të lartë të tilla si shërbimet dhekryesisht turizmi, transporti etj, ku bizneset regjistrojnë humbjet më tëmëdha.

Studimi vlerësoi se, bizneset e lidhura me furniziminushqimor, pijet, ato farmaceutike përjetuan ndikim të ulët nga pandemia, ndërsaindustria tekstile, fabrikat e mobilieve, riciklimi, prodhimi i energjisë, prodhimi i hekurit dhe çimenton patënnjë ndikim të mesëm nga pandemia.

Studimi vlerësoi se bizneset më të goditura nga kriza ishinshitësit e automjeteve, dyqanet e rrobave dhe këpucëve, ato të produkteve dheveshjeve sportive të luleve, dhuratave, pjesëve të makinave, aksesore etj.

Gjithashtu në sektorin e transportit rezultuan me ndikimnegativ të lartë, transporti ajror, transporti me taksi sidomos në shërbim tëshkollave, tranziti, transporti ujor dhe bizneset e tjera që lidhen metransportin. Në sektorin e hotelerisë dhe ushqimit, më të goditurat ishinrestorantet dhe lokalet të dedikuara pijeve të forta.

Goditje të fortë pësuan edhe bizneset e lidhura me argëtiminsi kompanitë që merreshin me performanca të artit, artistët e pavarur, lojëratdhe rekreacioni në përgjithësi. Me ndikim të lartë negativ u përballën edhebizneset dentare, kujdesit personal dhe shërbime të tjera personale.

Bizneset e sektorit të informacionit dhe komunikimit uvlerësuam me impakt të ulët dhe po kështu, edhe bizneset e aktiviteteveprofesionale, shkencës dhe aktiviteteve administrative. Kriza pati ndikim tëulët në bizneset që lidhen me shëndetin.

Studimi vlerëson se ndikimi i krizës në ekonominë e përgjithshme është i rëndë, duke ndikuar negativisht në grumbullimin e taksave, në rritjen e deficitit, rritjen e borxheve në ekonomi, rritje të papunësie dhe rënie të të ardhurave për popullatën./Monitor/