Produkte kozmetike false, bllokohet një sasi në treg, nis proçedimi penal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2013, 22:06
Në tregun farmaceutik në Shqipëri tregtohen produkte kozmetike të fallsifikuara që mund të sjellin dëme për shëndetin e qytetarëve.Qendra kombëtare e kontrollit të barnave ka konstatuar gjatë kësaj periudhe disa produkte kozmetike që tregëtohen në farmaci si të fallsifikuara dhe jashtë cdo standardi përdorimi.Drejtori i QKB, Arif Shahini, sqaron se institucioni që ai drejton ka ngritur grupe inspektimi duke bllokuar sasi të produkteve në disa qytete.Për këto artikuj të fallsifikuar në drejtorinë e policisë Tiranë është regjistruar një procedim penal. Sektori i krimit ekonomik ka nisur hetimet për veprat penale të fallsifikimit të vulave ose stampave dhe kontrbandës me mallra të licensuara.