KQZ rrëzon kërkesën e kryebashkiakut të Kavajës për qendrën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi: Projektvendimin “Për dhënien e autorizimit Kryetarit të Bashkisë Kavajë, kryetarëve të Njësive Bashkiake nr.6 dhe nr.9, Bashkia Tiranë, për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”. KQZ vendosi të mos autorizojë Kryetarin e Bashkisë së Kavajës për vendosjen e Qendrës së Votimit Nr. 21681, Bashkia Kavajë, në lokalin privat të z. Tonin Haxhini, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë. KQZ vendosi dhënien e autorizimit Kryetarit të njësisë Bashkiake Nr. 6, për vendosjen e qendrave të votimit Nr. 1860 dhe 18601, Njësia Bashkiake nr. 6, Bashkia Tiranë, në Kopështin Nr. 27, rruga “Llambi Bonata” në Njësinë Bahshkiake Nr. 6 në Tiranë. KQZ vendosi gjithashtu, dhënien e autorizimit Kryetarit të Njësisë bashkiake Nr. 9, për vendosjen e qendrave të votimit Nr. 1960 dhe 19601, 19602, 19603 dhe 19604, Njësia Bashkiake Nr.9, në shkollën “Qazim Turdiu”, Njësia Bashkiake Nr. 9 në Tiranë. Akti u miratua me 4 vota pro.- Projektvendimin “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për procedurën e bashkimit të QV-së nr.1182, nga kryetari i Komunës Kala e Dodës, qarku Dibër, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”. KQZ me 4 vota pro, vendosi shtyrjen e vendimmarjes për këtë projektvendim me qëllim që Administrata e KQZ-së të kryejë verifikimet përkatëse.- Projektvendimin “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23 Qershor 2013”. Akti u miratua me 4 vota pro.