Vrasja e Florjan Lamçes: Dy të tjerë në pranga, tentuan të “shpëtojnë” autorët e dyshuar
Rreth një muaj nga vrasja me mjete të forta e Florjan Lamçes në Elbasan, numri i të arrestuarve ka shkuar në katër. Në qeli, krahas dy autorëve të dyshuar, kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë që akuzohen se tentuan të pengojnë hetimet.
Dy persona të tjerë janë vënë në pranga për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan rreth një muaj më parë, ngjarje ku si autorë të dyshuar janë arrestuar Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari!
Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë 'arrest me burg' Amadeus Lamçja, 40-vjeç dhe Mehmet Muça, 33 vjeç, me akuzat moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Dy tëarrestuarit, që njihen si miq të Sokol Sanxhaktarit, akuzohen nga prokuroriapër tentativë për të fshehur krimit përmes ndërhyrjes në vendngjarje dhedëshmive të rreme para policisë.
FlorjanLamçe u vra me mjete të forta mëngjesin e 30 korrikut në një lokal në qendër tëElbasanit.
Aiishte në bashkë Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin në një tavolinë kur pasnjë konflikti për motive që nuk dihen u godit për vdekje me shishe e sende tëforta.
Gjatëdëshmisë në polici por edhe para gjykatës, dy autorët e dyshuar kanë deklaruarse gjithcka kishte ndodhur në gjendje tëdehur, dhe ata nuk ishin në gjendje të kujtonin as motivin e sherrit qëpërfundoi me vrasjen e shokut.
Viktimai njohur edhe me pseudonimin “Florqorri”, ishte person i hetuar për disa ngjarje
SokolSanxhaktari është i njohur në Elbasan si dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë,Qazim Sejdini.
Gjykatae Apelit Durrës vendosi pak ditë më parë t’i mbajë Sanxhaktarin dhe shoku itij, Adriano Hajdari në burg deri në fund të hetimit.
LEXO EDHE- Vranë shokun e tyre, gjykata lë në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin
Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit: Nuk e mbaj mend, ishim të pirë
23-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan, mik i Emiljano Ramazanit që u ekzekutua 10 ditë parë
Elbasan: Vrasja e 30-vjeçarit pas sherrit e të dehur, 2 të arrestuar