Tiranë: Vidhte portofola, arrestohet 54-vjeçari i dënuar 4 herë

Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi vidhteme forcë portofola.

Shtetasi GJ.S ishte dënuar 4 herë më parë për vjedhje.

Bazur mbi provat e siguruara dhe lokalizimit të vendndodhjes së autorit të dyshuar, u organizua dhe finalizua operacioni policor "Portofolat", në kudër të të cilit u kap dhe u ndalua  shtetasi Gj. S., 54 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar 4 herë më parë për veprën penale "Vjedhja", informon policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjeve të disa portofolave konkretisht:

•           Më datë 24.08.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases A. S.

•           Më datë 29.07.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases M. M.

•           Më datë 05.06.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. G.

•           Më datë 08.03.2020, ka vjedhur portofolin e shtetases E. B.

Operacioni i koduar ‘Portofolat’ u finalizua nga Komisariatii Policisë nr. 2.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorTiranë, për veprime të mëtejshme  përveprën penale “Vjedhja”.