Daci: Pse nuk erdhi te Ora, OFL që la gjithë kriminelët pa bukë?! Prokuroria të mos zgjasë afatet

SPAK duket se nuk po përmbush pritshmëritë e larta të publikutpër të hetuar zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion apo krimet zgjedhore tëdebnoncuara me zë e figurë dhe pamë sesi u katandis me dy urdhërarreste të lëshuarpër persona që nuk jetojnë më.

Por si duket "peshqit e mëdhenj" i ka parë nëtelevizionet Ora dhe Ora News.

Juristi Jordan Daci thotë se ngarkesa politike në rastin e Orësështë e dukshme dhe se reforma nuk ka arritur ti japë drejtësisë pavarësinë qëpresim.

Daci: Pse nukerdhi OFL meqenëse po bën namin dhe nuk ka mbetur kriminel pa u marrë pronën? Krimenelëtjanë pa bukë tani, kështu thotë OFL se për mua është e kundërta. Pse nuk veproiOFL dhe t'ja çonte prokurorisë? Ngarkesa politike në rastin e Orës është edukshme. Në rastin e medias edhe sikur të kesh shkaqe qasja duhet të jetë shumëe kujdesshme që edhe qëllimi pozitiv të mos paragjykohet për shkak të gabimeveqë ndodhin. Jemi para një rasti ku politika ka rolin vendimtar. Drejtësia te nenuk ka fituar pavarësinë nga politika. Reforma nuk ka arritur ti japë drejtësisëpavarësinë që presim.

Ndërsa Apeli la sot në fuqi sekuestron për dy televizionet,Daci i ftuar në Rtv Ora thotë se nuk është vonë për prokurorinë të vetëkorrigjohet.

Daci: Asnjëherë nuk është vonë. Edhe pse prokuroria ka marrë disa vendime ka gjithë mundësinë ta korrigjojë në vijim. Për rastin e Orës dhe aseteve të tjera për shkak të natyrës dhe vlerës shumë të madhe monetare nuk mund të presë prokuroria 6 mujorshin apo aq më pak të mendojë për ta zgjatur për të vendosur nëse do të drejtohet me kërkesë për konfiskim por duhet të procedojë sa më shpejt që të kthejë besimin e publikut te ata. Çështja e Orës nuk është vetëm e Ylli Ndroqit pavarësisht se ai është personi i dëmtuar.Të gjithë ne presim nga SPAK që do të na sjellë atë që nuk kemi sot.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana