Është koha e duhur, Edi Rama kërkoja Erdoganit Sami Frashërin!
Jam i sigurtë, në fuqinë dhe delirimin që ka kapluar këtokohë Taip Rexhep Erdoganin, ai do toleronte.
Do tregohej bujar sepse edhe qasja që ka pasur Sami Frashërime kulturën e oksidentit dhe importimin e saj në Perandorinë Osmane, nuk ishkon përshtat profilit të Erdoganit.
E nëse Edi Rama do e nuhasë e do gjejë kohën e përshtatshmemund t'ia kërkojë kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri.
Sot isha në varrezat e famshme Erdikoy të Stambollit. Me tëpyetur, me pak lodhje dhe shpenzime modeste gjeta varrin e Samiut.
Shkova u përula me respekt në emër të bashkëqytetarëve të mie të familjes time. Kam një lidhje të çuditshme me dy vëllezërit e vegjëlFrashëri. Ndoshta librat, letërsia, filologjia.
Jam këtu në Stamboll ti uroj gëzuar 170 vjetorin e lindjesSamiut. Kemi lindur të dy në Frashër!