Brahim Shima: Bazuar në provat e reja, prisnim heqjen e sekuestros për Rtv Ora dhe Ora News

Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqivendimin e shkallës së parë duke lënë në sekuestro preventive pronat e presidentittë “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, mes tyre dhe 2 televizioneve RTV Ora dheOra News.

Drejtori i Informacionit në Rtv Ora dhe Ora News, Brahim Shima,tha se bazuar në provat e reja pritshmëritë ishin të mëdha të paktën për heqjene sekuestros ndaj dy televizioneve.

Shima: Faktet ereja na bënë që të shpresonim që të paktën pjesërisht të ishin hequr sekuestrot.Në asnjë moment nuk jemi marrë me çështjen e zotit Ndroqi në televizion, as meSPAK as me gjyqtarët. I qëndruam drejtësisë. Duke qenë se fillesat e këtyreaktiviteteve janë marrë me kredi, janë pronë e bankës atëherë nuk do të kishtearsye se pse duhet të rrinin në sekuestro, mund të kishte bllokim aksioneshderi në mbyllje të hetimeve. Sekuestroja për televizionet duhej të rrëzohej.Ndoshta i lënë kohë prokurorisë të verifikojë provat që ka dërguar zoti Ndroqinë gjykatë.

Por ky vendim i Apelit po ndikon jo pak te stafi i gazetarëve,duke shtuar presionin dhe pasigurinë për të ardhshmen.

Megjithatë Shima ka bindjen se do të arrijnë ta përballojnëme sukses dhe këtë sfidë.

Shima: Ngafillimi i gushtit gazetarët kanë reaguar mjaft mirë, u janë përgjigjur sfidave.Sigurisht që ky vendim i dytë sjell ndikim qoftë edhe psikologjik te seciliprej nesh. Vuloset fakti që një media e lirë jopublike është në varësi të njëinstitucioni shtetëror. Ky fakt të krijon mjaft dyshime. Shpresa mbetet terekursi që avokatët do të bëjnë në Gjykatën e Lartë për një vendim më të arsyetuardhe të plotë. Tensioni është i madh, besoj që stafi që është krijuar në Rtv Oradhe Ora News do të dijë ta përballojë dhe do të jetë në pritje të një hetimi icili në dijeninë time zgjat dhe shpresoj që edhe ata që kanë mbështetur deri mësot me reklama dy televizionet tu qëndrojnë pranë pasi ne do tu qëndrojmë parnëqytetarëve dhe problemeve që do të ngrihen.

Bordi i dy televizioneve në një qëndrim të tij më herët kafolur për një goditje politike dhe Shima jep argumentet se pse.

Shima: Rtv Ora kambështetur që në fillesë reformën në drejtësi dhe shpresojmë që dikur të bëhetefektive dhe ndikimet politike të largohen. Do të shpresoja shumë si qytetar qëhetimet e SPAK të nisnin nga zyrtarë të lartë të shtetit, do të sillte një shpresëte gjithëkush nga ne. Momentin që një media, e cilësuar kritike jo prej neshpor nga të tjerët, sulmohet disa herë në një kohë shumë të shkurtër nuk të lëmendim tjetër përveçse një sulm politik. Ligji funksionon me indicie por varetse kush i jep.

Kush engriti në fillim indicione nga ISHSH për mbylljen e televizionit për shkak tënjë debati. Jeni njohur me padinë e zotit Ndroqi ndaj Veliaj dhe mesazhet qëjanë publikuar në televizion për ndryshim të linjës editoriale. Dhe pas kësajnis një proces dhe kalvar i gjatë vuajtjesh. Përpos kësaj Ora News njihet përsondazhet që sjell në çdo fillim zgjedhjesh. Debatet për sondazhin në këtëtelevizion kanë qenë para se të vinë këtu, asnjë nga palët nuk janë të kënaqur.Askush nga mazhoranca nuk do të donte një sondazh që jep një panoramë ndryshenga ajo çfarë flitet. Nisma është e stisur politikisht dhe ka vazhduarpolitikisht. Shpresoj shumë që drejtësia të shikojë provat dhe të vendosë sa mëshpejt sesi do të veprohet për fatet e dy televizioneve.

I pyetur rreth solidaritetit të mediave dhe gazetarëve, Shimaflet për dy kategori. Ndërkohë shqetësim ka edhe mbi lirinë e medias në përgjithëse,ku të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për një rënie të saj.

Shima: Janë ndarënë dy pjesë, një pjesë që vazhdojnë dhe servirin me akuza duke prekur dhe negazetarët. Megjithatë mbështetja ka qenë e madhe dhe pse në dijeninë time kapasur telefonata për të ndaluar apo reaguar kundrejt atyre që duan të shprehinmendimin e tyre në këtë televizion pa dashur të përmend emra. Mbështetja ka qenëpër lirinë e medias, duhet të ndajmë hetimin nga media.

Mediat dhetelevizionet nuk po transmetojnë të vërtetën e plotë. Kjo tregon autocensurën,frikën dhe presionet për të ndaluar daljen në publik të një problemi. Janë shumëraporte ndërkombëtare që tërheqin vëmendjen për një ulje në renditjen për lirinëe medias në Shqipëri.

Nëse do të duhej një vetting në media të mos niste vetëm me Ora News por të niste me të gjithë. Është ajo shprehja "mos u merr me qeverinë se nuk të ndodh gjë e mirë". Kjo është ajo që po ndodh me Ora News por shpresoj shumë që me dosjet e avokatëve do të jenë bindës përpara trupës. Nuk dua të paragjykoj trupën e gjyqtarëve, procesi do të bëjë të veten.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për onlineBesjana Kuçana