Mesazhet shantazhuese të Veliajt ndaj Ylli Ndroqit, Daci: Prokuroria në ditën më të zezë, s'ka bojë e letër

Mësymja e policisë mearmë dhe maska në ambientet e RTV Ora dhe Ora News mesditën e 3 gushtit 2020ishtë kulmi i një presioni dhe shantazhi politik, ekonomik dhe kriminal qëndodhte prej më shumë se tre vitesh ndaj drejtuesve të televizionit e kryesishtndaj pronarit Ylli Ndroqi.

Historia tashmë dukshëm, e pranuar dhe nga analistët, nuk kalidhje me asnjë procedim penal ndaj pronarit të “Yldon Media Group” por njëzbrazje mllefi dhe urrejtje ndaj ekranit.

Prezantimi nga ana e Bashkisë së Tiranës i projektit përTeatrin Kombëtar ishte vija e kuqe që ndau më konkretisht Erion Veliajn me“Yldon Media Group” e më konkretisht me Ylli Ndroqin.

Dhuna verbale nëpërmjet mesazheve, fyerjet ndaj Beti Njumës dhe të tjerë gazetarëve të RTV ORA dhe Ora News vijuan ditë pas dite.

Janë me dhjetra-qindra mesazhe, të cilat të shoqeruara me linkun përkatës dhe me presionin e rradhës, mbërrinin në telefonin e Ylli Ndroqit gjatë gjithë ditës, deri afër mesnatës.

LEXO EDHE: Zbulohen mesazhet shantazhuese ndaj Ylli Ndroqit, ja si u kërkua bllokimi i lajmeve

Por edhe pse këto mesazhe u bënë publike nga ana e prokurorisënuk ka nisur asnjë hetim ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Juristi, Jordan Daci, thotë se organi i akuzës sot është nëditën e saj më të keqe.

Sipas tij edhe ata pak prokurorë të ndershëm që i kanë shpëtuarfurtunës e kanë shumë të vështirë të bëjnë punën e tyre për shkak të presionevetë shumta.

Në studion e Rtv Ora, Daci thotë se organi i prokurorisë përballetme probleme ekzistenciale, nuk ka bojë për të fotokopjuar materialet, nuk kaletër.

Daci: Ndërhyrja ndajpavarësisë së një gazetari është e dënueshme në gjithë botën. Dënimi politik mëi fortë është se njërëzit në gjithë botën japin dorëheqjen kur përballen me këtolloj skandalesh. Te ne nuk dorëheqja nuk është opsion se është marrë peng igjithë vendi. Dorëheqja nuk konsiderohet fare por të paktën drejtësia nuk ështëvonë për të vendosur drejtësinë në vend. Media gjithmonë ka qenë nën presion tene. Të gjithë raportet tregojnë për një klimë tejet të pafavorshme për gazetarëte pavarur, për gazetarët që i shërbejnë pushtetit klima është perfekte. Për rastinkonkret organi i prokurorisë, policia dhe vetë personat e dëmtuar mund ta bënënë lëvizje procesin duke bërë kallzim. Këto mesazhe duhet ti vihen nëdispozicion prokurorisë.

Prokuroriajonë sot është në ditën më të keqe të saj, edhe ata pak prokurorë të ndershëm qëi kanë shpëtuar furtunës e kanë shumë të vështirë për shkak të presioneve tëshumta. Organi i prokurorisë përballet me probleme ekzistenciale, nuk ka bojë përtë fotokopjuar materialet, nuk ka letër.

Por kjo huk e bën të drejtë qasjen që kanë ndaj disa rasteve të ndjeshme. Koha po tregon se duhet ti kthehemi qasjes klasike që përmes politikës të rregullojmë dhe drejtësinë. E zhdukëm drejtësinë dhe ekuilibrin po tentojnë ta vendosin dy pushetet e tjera qeveria dhe parlmenti që janë në konflikt me pushtetin gjyqësor. Ja dhamë shpatën e drejtësisë kuvendit dhe qeverisë që duhet të jenë "viktima" ose të kenë frikë nga shpata e drejtësisë që ata vetë e kanë në dorë. E shoh shumë të vështirë progresin pa një ndryshim të madh politik, jo për të bërë politikë por si një analizë ekuilibrash.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana