Rryshfet për të mos ushtruar kontrolle në disa biznese, arrestohet drejtori i Tatimeve në Korçë dhe një specialist
Drejtori i tatimeve të Korçës dhe një specialist ikëtij institucioni janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme Spak, përakuzën e korrupsionit.
Policia bëri të ditur se është bërë i mundurfinalizimi i operacionit të koduar "Tatimi", në kuadër të të cilit ubë kapja dhe ndalimi i shtetasve Thoma Tontonozi, 58 vjeç, banues në Korçë, medetyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe 39 vjeçari StuartBardhoshi, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Burimet zyrtare bënë të ditur se për këta shtetas,Gjykata e Posaçme e për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në provate sigurura gjatë hetimit ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg”.
Më konkretisht policia tha se drejtori i tatimeve dhe specialisti, kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve të biznesit për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.
‘’Këta shtetas kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore’’, informoi policia.
Hetimet për këtë procedim penal kanë nisur kohë mëparë ndërkohë efektivat e policisë gjatë veprimeve operacionale për ekzekutimine vendimit të gjykatës, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare.bashkë me paratë oficerët thanë se kanë sekuestruar edhe dokumentacion qëvërteton implikimin e dy punonjësve të tatimeve në veprimtari korruptive.
Policia tha se nën drejtimin e SPAK, po vazhdonhetimet për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtarikorruptive ndërkohë që ndaj të arrestuarve Thoma Tontonozi dhe StjuartBardhoshi është ngritur akuza për veprën penale "Korrupsioni pasiv ipersonave që ushtrojnë funksione publike”.

