Pandemia godet transportin

Edhe muaji korrik është dominuar nga një rënie endjeshme e lëvizjes së pasagjerëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave të INSTAT, transporti ajror i cilize rreth 72% të transportit, ka një tkurrje prej më shumë se 233 mijëudhëtarësh, krahasuar me korrikun e vitit të shkuar. Megjithatë rënia më emadhe këtë muaj është ndjerë në numrin e pasagjerëve nga deti me 77% dhe në atëhekurudhor me 52.6%.

Në shtatëmujorin e pare te ketij viti, renia eshteedhe më e madhe sa i perket transportit hekurudhor, me 87.5% më pak pasagjerë.

INSTAT raporton se vlera e mallrave të transportuaraarriti në 81 miliardë lekë dhe 50.6% e tyre u transportuan përmes detit.

Volumi i mallrave të transportuara e ka ndjerë mëpak krizën krahasuar me numrin e numrin e udhëtarëve.

Përgjatë muajit korrik të këtij viti mallrat etransportuara përmes hekurudhës janë ulur me 38.6% ndërsa ato nga ajri me 19.2%krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më afër normalitetit shfaqen statistikat për mallrate transportuara nga deti me një rënie të lehtë prej rreth 8%.

Në raport bëhet me dije se eksportet janë ulur me4.1% në muajin e kaluar ndërsa importet janë rritur me 3.6% krahasuar mekorrikun e një viti më parë.