Një vend ku media e pavarur është nën kërcënim, prodhon Lukashenko
Sot në tryezën e punës së gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçmetë Apelit, ndodhej një "mal" me dokumenta. Aq shumë, sa mund tëmateshin me metër kub.
Ishte çdo gjë, çdo vërtetim, çdo faturë, çdo kontratë,gjithçka që provonte se pasuria e pronarit të RTV Ora dhe Ora News, YlliNdroqi, është e ligjshme dhe çdo qindarkëështë e gjurmueshme.
Vendimi për të mbajtur nën sekuestro televizionin ku unëpunoj dhe të tjera biznese që mbajnë në këmbë këtë media, ishte vërtetzhgënjyes.
Sot, më kaluan para syve si në një film mijëra minutat qëOra News vendosi pa u kursyer në mbështetje të reformës në drejtësi. Ishteekrani lider që mbështeti pa asnjë rezervë reformën, me besimin se sistemi dotë ndryshonte dhe e drejta do të triumfonte.
Një zhgënjim total!
Për fat të keq, sot, u bëmë dëshmitarë, në mënyrë tëpërsëritur, të një sistemi më pak të drejtë dhe më shumë të kontrolluar.
Një vend ku media e pavarur është nën kërcënim, ku pushtetigjyqësor mesa duket është nën urdhra politikë, ku Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuesenuk funksionojnë, është një vend që prodhon Lukashenko.