Udhëzuesi për hapjen e shkollave: Si veprohet nëse nxënësi apo mësues del me Covid

Ministria e Arsimit publikoi udhëzuesin për fillimin e vitittë ri shkollor, i cili përmban tri skenare të mundshme për përballimin esituatës së pandemisë.

Skenari i parë është mësimi në shkollë me distancim fizik dhe masa higjienike, duke ndarë përgjysmë klasat aktuale dhe duke zbatuar skemën e mësimit nga dy deri në katër turne.

Skenari i dytë është mësimi i kombinuar një javë në shkollë dhe një javë tjetër nga shtëpia përmes platformave online, në rast se situata e pandemisë rëndohet.

Skenari i tretë bën fjalë për mësimin në ditancë në rast përkeqësimi të përhapjes së koronavirusit në shkallë vendi.

Ministrja Besa Shahini në një video-mesazh tregoi mënyrën sido të veprohet në rast se një nxënës apo mësues do të rezultojë i infektuar mekoronaviorus.

"Protokollet e sigurisësë shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës,një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19.Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla nërast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhëkohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do tëjetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyejapse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që dotë zhvillohet në objektet shkollore", shprehet ajo.

 Udhëzuesii Ministrisë së Arsimit parashikon uljen e një nxënësi në bankë në distancë tëpaktën 1.5 metër, matje temperature në hyrje të shkollave dhe aplikim tësubstancave dezinfektuese.

Ministrja e Arsimit tha se janë masat e nevojshme edhe përrastet kur do të kërkohet personel shtesë me mësues për përballimin e turneveapo zëvendësimin e arsimtarëve të prekur nga koronavirusi.

"Nekemi planifikuar shtimin e numrit të mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret njëmësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar përtë mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar njëmbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor".

Udhëzimi parashikon edhe një plan për hyrje-daljen enxënësve në shkolla me qëllim shmangien e grumbullimeve.

https://youtu.be/h69It6r4qjo

Lexo udhëzuesin e plotë duke klikuar KËTU