Nuk ndalet Covid: Në 24 orë, 156 raste pozitive dhe 3 viktima. Në spitale 168 të shtruar
Vijon numri i lartë i infeksioneve me koronavirus në vendin tonë, me 156 raste të reja pozitive të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit në 865 testime të kryera.
Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.
Fatkeqësisht 3 pacientë e kanë humbur betejën me virusin duke ndërruar jetë.
"Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve".
Ndërkohë 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19, duke u shëruar nga virusi.
Në dy spitalet Covid po marrin mjekim 168 pacientë, 14 prej të cilëve janë në terapi intesive dhe 7 prej tyre të intubuar.
" Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes" raportoi Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura.
"Ruani distancimin fizik, vendosni maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesuni për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve".
COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617
Raste pozitive 9083
Raste të shëruara 4791
Raste Aktive 4026
Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2076
Durrës 521
Shkodër 285
Fier 154
Lezhë 183
Korçë 194
Vlorë 138
Kukës 140
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 40
Dibër 54