Si u vra nga shteti grek gjenerali italian që ndau kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë
Në mesin e një debati publik të hapur mes Greqisë dhe Shqipërisëpër zgjerimin e kufijve detarë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka kujtuar97-vjetorin e vrasjen e gjeneralit italian Enriko Telini, një ushtarak karriere dhe i dekoruar menjë sërë medaljesh për kontributin e tij për shtetin italian.
Ai ishte kryetari i Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjetshtetit shqiptar dhe atij grek.
Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i ngritur posaçërishtpër këtë rast vërtetoi se vrasja ishte organizuar nga vetë qeveria greke.Rrjedhimisht shteti grek u ngarkua të paguante dhe një dëmshpërblim tejet tëmadh, bashkë me shpalljen fajtor për vrasjen.
Shteti shqiptar e nderoi veprën e gjeneral Telinit duke vendosur emrin e një rruge në kryeqytet dhe bustin e tij më 1933. Më pas Telini u nderua edhe me një shtatore e cila u punua nga mjeshtri Odhise Paskali.
LEXO EDHE-Rikthehet përplasja për detin/ Rama: Padituri. Meta: Respektohej Kushtetutën
Postimi i plotë në facebook
Sisot, 97 vjet më parë, më 27 gusht të vitit 1923 mbeti i vrarë në një pritë tëmirëorganizuar, gjenerali italian Enriko Telini, një ushtarak karriere dhe idekoruar me një sërë medaljesh për kontributin e tij për shtetin italian.
Nëpërshtatje me aftësitë ushtarake e politike, më 9 nëntor 1922 Konferenca eAmbasadorëve e zgjodhi kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit tëKufijve ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij grek. Vendimet e marra përpërcaktimin e shumë zonave brenda kufirit shqiptar,në bazë të dëshimive të terrenit dhe atyre historike, ngjallën pakënaqësi tëtheksuar në radhët e palës greke. Situata e krijuar vijoi me atentatin ndajGjeneral Telinit dhe shoqëruesve që ndodheshin me të, çka solli dhe reagimin eItalisë. Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i ngritur posaçërisht për këtë rastvërtetoi se vrasja ishte organizuar nga vetë qeveria greke. Rrjedhimisht shtetigrek u ngarkua të paguante dhe një dëmshpërblim tejet të madh, bashkë meshpalljen fajtor për vrasjen.
Shteti shqiptar e nderoi veprën e gjeneral Telinit duke vendosur emrin e një rruge në kryeqytet dhe bustin e tij më 1933. Më pas Telini u nderua edhe me një shtatore e cila u punua nga mjeshtri Odhise Paskali. Shtatorja u përurua më 27 gusht 1941, siç na njofton Qarkorja e Kryeministrisë që po vendosim bashkëngjitur. Në fotografinë e dytë paraqesim shtatoren e Gjeneral Telinit, dhe në imazhin e tretë vërtetimin e marrjes në dorëzim të shtatores nga Bashkia e Tiranës.
