Thirrja e Metës nga Vlora: Ta ndërtojmë atdheun për të jetuar të gjithë e t’i kthejmë shpresën brezit të ri

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot (27gusht) në Vlorë për të nderuar 38 patriotë që i dolën për zot atdheut në Luftëne lavdishme të Vlorës, një shekull më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se nderimimë i madh që mund t'i bëhet kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë tëlartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit.

Sipas tij, duhet ta ndërtojmë atdheun për të jetuar tëgjithë qytetarët, duke u rikthyer shpresën, sidomos brezit të ri.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Nga Monumenti i Lirisë, në zemër të Drashovicës kryelartë, nderova sot 38 patriotët më të shquar të kësaj toke që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira duke paguar me jetën e tyre çmimin e dhimbshëm për mbrojtjen e Pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë, në Luftën e lavdishme të Vlorës, një shekull më parë.

Por nderimi më i madh që mund t'i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit.

Ta shndërrojmë gjithë trashëgiminë dhe potencialin njerëzor si komb në një energji pozitive për europianizimin e plotë të Shqipërisë.

T'i ngremë përpjekjet dhe punën tonë në lartësinë e plotësimit të ëndrrave të bijve e bijave të Drashovicës, të Vlorës dhe gjithë shqiptarëve patriotë.

Ta ndërtojmë Atdheun tonë të dashur për të jetuar të gjithë qytetarët tanë, duke u rikthyer shpresën, sidomos brezit të ri.