Majko: Policia dhe Garda po merret me survejimin e njerëzve të PS

Partia Socialiste vijoi takimet me banorët e njësisë 5 , ku kërkoi mbështetjen e tyre për të nxjerrë vendin nga mjerimi ku është përfshirë.Në këndin e fjalës së mbajtur me banorët e Njësisë numër 5, pranë Gardës, kandidatët Pandeli Majko dhe Afrim Qëndro prezantuan programin e PS-së për ndryshimin e gjendjes.“Nëse te 29 do vendosin kryqin në 23 qershor, do hiqet taksa e biznesit të vogël. Çfarë po ndodh me rendin, me Gardën është e vështirë për ta thënë me pak fjalë. E gjithë struktura e policisë dhe e rendit dhe e gardës, po merret me survejimin e njerëzve të PS. Ne shtabin tim, kam me dhjetëra njerëz te pushuar nga puna sepse shkojnë në takimet e PS. Një nga detyrat e PS është rivendosja e rendit në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm me kriminelët në rrugë, por në radhë të parë në Ministrinë e Brendshme. Ministri i Brendshëm ka vetëm një meritë, atë të të qenit Sekretar Organizativ i PD-së. Ai bashkë me zëvendësit e tij, po punon për manipulimin e zgjedhjeve. Por, fitorja e PS në 23 qershor është fitore për të gjithë Shqipërinë”, deklaroi kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës, Pandeli Majko.