PDIU në Laprakë, Idrizi: Bashkim ekonomik të shqiptarëve, për 100 mijë vende pune
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka vijuar pasdite turin e takimeve elektorale në Qarkun e Tiranës. Në një takim me banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatin e PDIU-së për Qarkun e Tiranës, zotin Tahir Muhedini.Gjatë fjalës së tij, zoti Idrizi është ndalur tek premtimet e partive politike për mijëra vende punë në 4 vitet e ardhshme.“Bashkimi ekonomik i shqiptarëve është e vetmja rrugë që në planin afatmesëm prodhon 100 mijë vende punë. Më lejoni të ritheksoi që jo brenda një mandati qeverisës por në planin afatmesëm. Ne kemi studim mbi këtë ide të një prej mendjeve më të ndritura që trojet tona kanë lindur, të madhit dhe të paharruarit Arbën Xhaferri. Mos bini pre e shifrave inekzistente për vende pune që janë të parealizueshme dhe qesharake.” – u shpreh Idrizi.Në fund të fjalës së tij, kreu i PDIU-së i bëri edhe një herë thirrje të gjithë shqiptarëve që më datë 23 qershor të votojnë numrin 50, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si zgjidhja më e mirë që ata mund të bëjnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.Gjatë këtij takimi, kandidati i PDIU-së për Qarkun e Tiranës, zoti Tahir Muhedini u ndal tek arritjet e kësaj partie në katër vitet që lamë pas dhe tek objektivat për katër vitet e ardhshme. Sipas zoti Muhedini, puna e PDIU-së është e prekshme nga të gjithë dhe nuk ka kundërshtime nga askush, siç mund të ndodh me partitë e tjera, premtimet e të cilave shpeshherë gjejnë kundrështime.
Në fund të fjalës së tij, kandidati i PDIU-së për Qarkun e Tiranës u bëri thirrje të gjithë votuesve se duke votuar numrin 50, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet çështja kombëtare dhe ajo çame do vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së politikës shqiptare.