Vranë shokun e tyre, gjykata lë në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të mbajë në qeli Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, për vrasjen me mjete të forta të mikut të tyre Florian Lamçe. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 30 Korrikut në një Lokal në Elbasan, ku sipas dëshmive të autorëve të dyshuar ata ishin në gjendje të dehur.

Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari mbetën në qeli për vrasjen e mikut të tyre Florian Lamce me sende të forta mëngjesin e 30 korrikut në një lokal në Elbasan.

Gjykata e Apelit të Durrësit ka rikonfirmuarpër ta masën e sigurisë arrest me burg.

Sanxhaktari, i njohur dhëndri iish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe 42 vjeçari Hajdari kishin apeluar masën e dhënë nga Gjykata e Elbasanit më herëtduke kërkuar lehtësimin e saj në arrest shtëpie.

Krimi për të cilin akuzohen ndodhi në njëlokal, ku sipas dëshmive në polici tre shokët qëndruan duke konsumuar alkoolderi në orët e para të mëngjesit.

Por pas një sherri të momentin, arsyen e tëcilit askush nuk e ka zbardhur, ata përfunduan duke u përleshur me sende tëforta dhe shishe.

Florian Lamce mbeti i vdekur në vend.

Gjatë dëshmisë në Polici Sokol Sanxhaktari thase gjithëcka kishte ndodhur në gjendje të dehur dhe ata nuk ishin në gjendje tëkujtonin as shkakun fillestar të sherrit që përfundoi me vrasje!

Viktima, Florian Lamçe, i njohur edhe menofkën “Flor Qorri”, ka qenë i dënuar me 3 vite burg për pengim  të drejtësisë dhe i hetuar për dy plagosje.

Ai është vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24vite burg për vrasjen e Almir Canit, pronar i një diskoje, ngjarje e vitit2012.

Sokol Sanxhaktari, është një personazh i njohur për drejtësinë.

Sanxhaktari është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë Sanxhaktari njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

LEXO EDHE- Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit: Nuk e mbaj mend, ishim të pirë

23-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan, mik i Emiljano Ramazanit që u ekzekutua 10 ditë parë

Elbasan: Vrasja e 30-vjeçarit pas sherrit e të dehur, 2 të arrestuar