Kërcënoi, rrahu dhe i shpërndau videon në rrjetet sociale 22-vjeçares, arrestohet e reja në Shkodër

Një 30-vjeçare është vënë në pranga nga policia eShkodrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër,menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishteshpërndarë në rrejtet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestiminnë flagrancë të 30-vjeçares.

‘’Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR’’, informon policia.

 Materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme nëngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale "Kanosja","Dëmtime të tjera me dashje” dhe "Ndërhyrja në të dhënat  kopjuterike".