Fier: Përplasen dy automjete, humb jetën 30-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2020, 21:28
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen është regjistruar ne fshatin Suk te Roskovecit mbrëmjen e sotme (24 gusht).
Dy automjete janë përplasur, dhe drejtuesi i njërit prej tyre, shtetasi A.H 30 vjeç ka humbur jetën.
''Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta", është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç'', informon policia.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(Foto ilustruese)