Tension në "Vasil Shanto" familja kundërshton shembjen e banesës, nga tarraca hedh tulla e tjegulla

Mëngjesin e kësaj tëmarte, punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë eTiranës nisën aksionin për shembjen e disa banesave në zonën e "VasilShantos".

Ndërtesat preken ngaprojekti për ndërtimin e aksit që lidh rrugën “Tish Daia” dhe “Robert Shvarc”.

Dy shtëpitë në pronësi tëfamiljes Gjata dhe Dervishi ishin të pajisura me dokumentacionin e nevojshëmdhe parimisht ishte rënë darkord për vlerën e dëmshpërblimit.

Megjithëse urdhri për lirimin e shtëpive u ishte dërguar disa ditë më parë, dëmshpërblimi kishte mbetur ende në thesar.

Mbërritja e mjeteve të rëndatë IMT ka sjellë revoltën e familjarëve, ku nuk kanë munguar as konfrontimet.

Rreth orës 10: 30 kryefamiljari Mustafa Gjata hipi në tarracë dhe shprehej i vendosur se nuk do të largohej nga banesa pa iu derdhur dëmshpërblimi në llogari bankare.

Ai ka një godinë dy katëshe, kati i parë biznes dhe kati i dytë banesë  i hipotekuar

Në një moment rebelimi kryefamiljari i cili ndodhej në tarracë hodhi poshtë  ku ndodhej punonjësi i bashkisë dhe një polic tulla dhe tjegulla

“Rrugën le ta bëjnë por të më japin lekët mua. Unë kam cupën me djalë në banesë. I kam dokumentet të rregullta se po të mos i kisha do ma kishin prishur me kohë” thotë Gjata.

Ka pakënaqësi me vlerësimin që i është bërë godinës por megjithatë thotë se edhe ajo shumë që është caktuar për dëmshpërblim nuk i është derdhur ende në llogari bankare.

“Unë i besoj vetëm kur lekët të më derdhen në bankë. Ti shohë bankë, të më japin dy tre orë kohë të zhvendos objektet e shtëpisë se më dhimbsen dhe largohem” thotë ai kur nga zyrtarët e bashkisë i komunikohet se paratë janë tek thesari.

Në shtëpi jeton edhe vajza e tij me djalin e vogël pasi kësaj të fundit i ka vdekur bashkëshorti dhe nëse largohet druhet se do jetë në qiell të hapur.

Ne foto: Banori ne lagjen Vasil Shanto

Rreth orës 12:00 familja e banesës ngjitur nisi të bëjë largimin e mobiljeve dhe pajisjeve elektroshtëpiake pasi thanë se u kishte kaluar gjysma e parave të dëmshpërblimit në bankë. Në orën 12: 17 nisi shembja e banesës.

Prania e medies dherezistenca prej disa orësh e banorëve bëri që bashkia të vihej në lëvizje nëmomentet e fundit për t’i dëmshpërblyer.

Fillimisht ishte familjaDervishi që konfirmoi kalimin në llogari të parave, kështu edhe shtëpia e tyreu shemb e para.

Negociimi vijoi gjatë me familjenGjata të cilët deklaronin se nuk largoheshin nëse nuk u plotësohej kushti ityre i vetëm, kompensimi.

Ora News raportoi e paralajmin ndaj dhe duket se solli shqetësimin e Bashkisë, ku grupi hasi edhe me kërcënimete policisë bashkiake të cilët pretendonin se u pengua puna e tyre.

Madje guximi për të ndalurlajmin shkon deri në kërcënimin se gazetarët, të cilët në asnjë moment nuk kundërshtuankërkesën e forcave të rendit, do të procedoheshim penalisht.

Ora News, ashtu si dhe nëraste të tjera, qëndroi atje pranë shqetësimit të qytetarit, pa shkelur asnjërregull.

Madje edhe fakti se vetëmnë orën 15:00 u bë i mundur kalimi i shumës së dëmshpërblimit,  vërteton faktin se familja ishte në të drejtëne saj.

Menjëherë pasi media ulargua nga këto dy banesa, policia ka shoqëruar në komisariat Mustafa Gjatën përkundërshtim të forcave të policisë dhe punonjësve të IMT.

https://www.youtube.com/watch?v=e0yl3grxiv0
https://youtu.be/GnqMIrAY1Vc