“Të flasë drejtësia!” Thirrja e RTV Ora dhe Ora News
Që prej datës 3 gusht, kur SPAK vendosi masën e sekuestros, ndaj presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi dhe aktiviteteve ekonomike të drejtuar prej tij, kryesisht RTV Ora dhe Ora News, ka filluar një sulm i paprecedentë.
Prej atij moment stafi i televizioneve vendosi distancimin nga çështja e drejtësisë dhe vendosjen e parimit të mbrojtjes së lirisë së medias. Por, bordi i televizionit, pas analizimit të fakteve dhe ngjarje vë re tentative për të ndikuar te drejtësia
"I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë sulm të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të lënë drejtësinë të shqyrtojë dhe të gjykojë me objektivitet mbi rastin
Njëkohësisht i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë, të qëndrojnë brenda kornizave të së drejtës për të dhënë një mesazh se drejtësia në Shqipëri është e pavarur"
Poashtu i bëjmë me dije opinionit publik se që prej fillimit të kësaj situate,kemi qenë të angazhuar maksimalisht për të dokumentuar qëndrimin egjithësecilit në këtë situatë duke monitoruar veprimet e ndërmarra me të gjithaformat dhe mekanizmat nga palët që kanë si synim mbylljen e zërit të dytelevizioneve
"Gjithashtu disponojmë prova të pakontestueshme dhe fakte që hedhin dritë mbi gjithë këtë situatë të cilat në momentin e duhur do ti bëjmë publike në mënyrë të plotë.

Pas publikimit të këtyre provave dhe fakteve, ndaj personave përgjegjës do të kërkohet ndjekje ligjore penale dhe civile për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e tyre"

Këto veprime konsiderohen të padrejta dhe sigurisht vijnë në vazhdën e nismave të mëhershme, siç ishte dhe rasi i ISHSH që pas asnjë bazë kërkoi mbylljen e RTV Ora në kulmin e pandemisë.