Fier: 9 raste të reja me Covid-19, problematike zbatimi i masave
Fieri vijon të jetë në 4 qytetet me numrin e lartë të infektimevenga koronavirusi.
Sipas informacionit më të fundit për publikun nga ISHP,në 24 orët e fundit jane regjistruar 9 raste të reja me pozitiv me Covid-19.
Me rastet e sotme, shkon në 204 numri i te prekurve mekoronavirus duke lënë edhe 12 viktima.
Rastet ne fjale janë vatra të reja infektimi të shkaktuaranga lidhjet familjare apo shoqërore me personat e konfirmuar një dite më parëpozitiv me Covid-19 në Fier.
Me gjithë ashpërsimin e masave dhe thirrjeve te vazhdueshme për të ruajtur distancimin fizik dhe masat e përcaktuara nga ISHP, Fieri mbetet problematik në zbatimin e tyre në plazhe si dhe në sherbimet në bare apo në njësite e tregtimit.
Lexo edhe: Shifra rekord: 178 raste të reja me Covid dhe 4 viktima, 147 të shtruar në spital