Itali: Rajoni i Umbrias vendos kryerjen e tamponeve për qytetarët e ardhur nga Shqipëria

Rritja e rasteve të personave të infektuar me Covid-19në Shqipëri, ka vënë në alarm autoritetet italiane që ditë pas dite zbulojnëvatra infektimi të reja dhe nga emigrantë shqiptarë që janë kthyer në Itali pasudhëtimit të tyre në vendlindje.

Javë më parë, rajoni i Toskanës autorizoi kryerjen etestimeve serelogjike Covid në aeroportet e Pizës e Firenzes për pasegjerët qëvinin nga Shqipëria.

Pak orë më parë dhe rajoni i Umbrias ka vendosurkryerjen e tamponeve molekularë për çdo pasagjerë që mbërrijnë nga Shqipëria.

Një ditë më parë, të gjithë pasagjerët që kanë mbërriturnga Tirana në aeroportin San Francesco D'Assisi në qytetin e San Egidio nëUmbria, iu janë kryer testimet molekulare, për të analizuar nëse janë apo jombartës të virusit Covid 19.

Përveç Kroacisë, Maltës, Greqisë dhe Spanjës, dheShqipëria mbetet një vend nën mbikqyrje speciale dhe e monituruar ngaautoritetet lokale shëndetësore të territorit të rajonit të Umbrias. 

Pak sitë më parë, një 53-vjeçare emigrante shqiptareme banim në qytetin Terni në Umbria, pas kthimit nga Shqipëria rezultoipozitive me koronavirus duke u shndërruar në një vatër infektimi pasi punontesi asistente për 4 persona të moshuar.