Kur ikën ora dhe nuk mund të të shpëtojë asnjë server apo arkivë e Orës

Jo pak këto ditë, po flitet për një tentativë të  Ministrisë së Brendshme nën drejtimin  e Kryeministrit Rama, për të sekuestruarserverin dhe arkivën e Televizionit Ora dhe Ora News.

Në pamje të parë, duket sikur kjo ka lidhje me hetimine SPAK-ut dhe se sekuestrimi i tyre bëhet në zbatim të masës së sekuestrospreventive mbi këto dy televizione, por jo.

Jo.

Kjo në aspektin formal procedurial e tejkalon masën esekuestros preventive.

Serveri dhe arkiva e dy  televizioneve kurrsesi nuk përbëjnë provat kuSPAK-u mund të kryejë hetime  pasi atonuk janë përdorur për kryerjen e veprës apo produkte të veprës penale  dhe në këto kushte ato nuk mund të shërbejnënë zbardhjen e së vërtetës, por nëse e shohim me gjakftohtësi, po.

Ato shërbejnë për ta parë të vërtetën ashtu si është.

Pa filtrat dhe makiazhin e pushtetit.

Ato të vërteta, që minjtë e pushtetit i shtyjnë tëgjejnë strehë në vrima të panjohura, por njëkohësisht të pasigurta.

Të vërteta, të cilat jo pak syresh i lënë edhe pagjumë.

Jo se ndihen në faj nga e vërteta, por ndihen tëpasigurtë për çfarë kanë bërë.

E dinë mirë çfarë ndodh kur përballesh me të vërtetat.

Problemi i tyre është si të ndryshojnë të vërtetat.

Po si atëherë?

Duke prodhuar "të vërteta" të reja dhe dukei shitur ato si reale.

Po ato që kemi parë?

Ato duhen zhdukur.

Duhet fshirë memoria dhe zëvendësuar me"fakte" të reja, sepse duhet fshirë historia.

Megjithëse paranoja vazhdon ju shtyn drejt krimit, është e pamundur të fshini tëvërtetën.

Atë të vërtetë, që është brenda secilit prej nesh.

Të vërtetën e fëmijëve që u nxorën me gaz lotsjellësse fatkeqësisht në shtëpitë e tyre do të ngriheshin kulla të miqve të Kryetarittë Bashkisë.

Të vërtetat e Unazës së Re, ku jo vetëm falsifikohetfirma e një Guvernatori të SHBA-së,  porpaguajmë 20 milion Euro për 1 km.

Të vërtetat  egjithë rrugëve pa rrugë të Tiranës dhe Shqipërisë.

Të vërtetat e gjithë investimeve pa investime nëshkolla ku i shembi tërmeti dhe kur nuk ia doli, i shëmbi Kryetari i Bashkisësi me  gjimnazin Sami Frashëri.

Të vërtetat e shkronjave të Teatrit, që tinëzisht ivodhët natën (të vetmen mjeshtëri që ju keni) e ne i vendosëm sërish.

Të vërtetat e aferës korruptive të Teatrit, që  me gjithë pushtetin kriminal nuk e shëmbëtdot.

Ka shumë të vërteta në ato servera e arkiva, por  megjithëse ju jeni mjeshtra në vjedhje, nukmund t'i vidhni dot.

Të vërtetat janë ekskluziviteti ynë.

Ju nuk do t'i vidhni kurrë të vërtetat tona.

Ps: Vërtet nuk dimë kë do të mbështesni kësaj rradheznj. Kim, por dimë se po pushoni qetësisht në Palasë...