Këlliçi: 79% e të rinjve duan të largohen, rënditemi me vendet që kanë luftë civile
Për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, raporti i ‘Galup International’, tregoi se Shqipëria është e dyta në botë sa i takon përqindjes të të rinjve të cilët largohen nga vendi.
Në një lidhje përmes Skype për ‘Ora News,’ Këlliçi thase 79% e të rinjve duan të largohen.
Belind Këlliçi: ‘’Raportet sa vijnë e përkeqësohen dhe të gjitha shifrat e treguesit kanë qenë nga viti në vit, negative për Shqipërinë. Ka një problem shumë të madh me raportin më të fundit të Gallupit, që e rëndit Shqipërinë të dytën në botë, sa i përket përqindjes të të rinjve të larguar, pra ikja e trurit nga vendi, e cila është në masën 32%, dhe na rëndit në vendin e katërt në botë, me 79% e të rinjve që duan të ikin. 60% e të gjithë qytetarëve duan të ikin, dhe ndër to 79% janë të rinj.''
Këlliçi u shpreh se raporti e rëndit Shqipërinë nëvende të cilat kanë konflikte civile apo vuajnë nga uria.
Belind Këlliçi: ‘’Raporti na rëndit në vende me konflikte fetare, luftë civile, vuajnë nga uria dhe janë vende të botës së tretë. Fenomeni i largimit i të rinjve po e çon vendin në humnerë, por mbi të gjitha po na largohen më të mirët. Nuk është marrë asnjë masë nga qeveria. Bazuar në këtë raport, jemi të parët për numrin e azilkërkuesve në Ballkanin Perëndimor.''
Sipas tij, papunësia, pagat e ulëta, pasiguria dhekorrupsia, janë arsyet pse shqiptarët duan të largohen.
Belind Këlliçi: ‘’Padskutim shpjegimi vjen me faktin që fenomeni i papunësisë, pagat e ulëta, pasiguria dhe korrupsioni masiv, janë arsyet kryesore pse të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë kanë vendosur të largohen nga vendi. Këto 4 komponentë janë të cituara edhe në raportin e ‘Galup Intenational’, për vitin 2019. Kam frikën se raporti i vitit të ardhshëm do jetë më i kaq, dhe do të shfaqë më shumë pesimizëm.’’
Intervistoi në studio Eneida Ndoci, përgatiti përonline Renato Çaushi.