Durrës, makina përplas fëmijën, ishte me gjyshen në bulevard

Një fëmijëgati 7 vjeç është aksidentuar nga një makinë në bulevardin “Dyrrah” të Durrësit.

Një fëmijë ështëaksidentuar mbrëmjen e së hënës teksa ishte duke ecur me gjyshen në bulevard nëDurrës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Dyrrah pranë vizave të bardha.

Fëmija i moshës7 vjeç është goditur nga një automjet që dyshohet se ka qenë me shpejtësi tëlartë. Kalimtarët janë kujdesur për fëmijën për disa minuta sa ka mbërritur ambulanca.

Mësohet segjëndja shëndetësore e fëmijës është e mirë.