Meta: Popullsia po tkurret si asnjë shtet tjetër në Europë, koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre
Kreu i Shtetit u kërkon shqiptarëve që jetojnë jashtë që të kthehen në shtetin e tyre për të kthyer shpresën në vend. Sipas Presidentit, popullsia e Shqipërisë po shkon drejt tkurrjes dhe plakjes ndërsa qeveritë kërkojnë vetëm të përfitojnë nga rritja e remitancave, duke harruar në këtë mënyrë sipas tij se çfarë po i shkakton emigrimi Shqipërisë.
Presidenti Ilir Meta ngre alarmin se numri ishqiptarëve që jetojnë në vend po shkon drejt tkurrjes me ritme të shpejta.Fajtorë për këtë situatë Ilir Meta bën qeveritë që kanë drejtuar shtetitn, pasisipas TIJ, ato shohin interesat e tyre të ngushta për të përfituar nga kjosituatë dhe jo për zhvillimin e vendit.
‘’Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.’’
Sipas tij, “The Economist” në studimin efundit shkruan se në një periudhë 100 vjeçare popullsia e Shqipërisë do tëtkurret në 860 mijë banorë. Ilir Meta ka zgjedhur t’u bëjë thirrjedrejpërdrejtë shqiptarëve që jetojnë jashtë.
‘’Trishtim më të madh nuk mund të ketë! Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre.’’
Kjo nuk është hera e parë që Kreu i Shtetit ukërkon shqiptarëve që të marrin në duar fatin e vendit, për të kthyer shpresëndhe besimin në Shqipëri.
Postimi i Presidentit Meta në Facebook
Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.
Në studimin e publikuar së fundmi nga "The Economist", varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.
Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.
Trishtim më të madh nuk mund të ketë!
Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.
Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.
Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.
Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!