Të dënuar për prostitucion, vrasje e armë, 3 fierakë do deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar nëqytetin e Fierit, ku u dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 3 personavetë dënuar për prostitucion, vrasje dhe përdorimi pa leje i armëve të zjarritdhe municionit luftarak.

Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janështetasit janë:

Thoma Shkurti, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

• Kreshnik Dauti, banues në Fier, i dënuar për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak";

• Dritan Gropa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.

​OFL është në veprim të pandërprerë dhe nëkryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbipasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëvetë vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.