Kishte 3 ditë e intubuar, ndahet nga jeta këngëtarja fierake Rainita Pupi

Pas një beteje të gjatë rreth 4 javore dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzaqere Rainita Pupi.

Ajo ështëndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin emjekëve.

Kohëte fundit familjarët e saj  edhe në mediakanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

Me gjithëpërpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas njëdhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.

Rainita,njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzëqeshjen e ëmbël nëtë gjithë shoqërinë.

Artistja52-vjeçare Rainita Pupi ka lënë një repertor të gjerë këngësh dhe një kontributtë madh artistik në Fier që do të jenë një thesar i çmuar për këtë qytet dhe jovetëm.