Islami: Rama i akuzuar nga OSBE për vjedhje votash. Me Bjellorusinë po mundohet të rregullojë imazhin e tij

Për ish-deputetine PD-së, Kastriot Islami, tha se Rama e ka bërë qesharak rolin e ministrit tëJashtëm shqiptar.

Islami ushpreh se Shqipëria meriton drejtimin e OSBE-së, por jo drejtimin e Ramës.

Islami thase Zyra e OSBE-së në Vjenë e ka akuzuar Ramën si posedues të 200 milionë euro nëemër të të Vëllait në llogari off-shore.

Islami: Rama e ka bërëqesharak rolin e kreut të ministrisë së Jashtme duke e marrë vetë postin. Imazhii Ramës është i dëmtuar më ndryshimin e rregullave të lojës me zgjedhjet. Poloniap.sh që është në kufi është e shqetësuar për çështjen në Bjellorusi dhe kaparaqitur një plan solidariteti për zgjidhjen e krizës. Rolin e moderimit mespalëve i është lënë OSBE-së meqë është një organizatë që bëjnë pjesë shumështete. Shqipërinë e kanë mbështetur për presidencën në vitin 2016 Rusia dheSHBA.

Raportet e fundit të OSBE-ODHIR ka bërëraporte për vjedhjen e votave. Kjo ka ardhur nga qeveria e drejtuar nga Rama,jo se Shqipëria nuk e meriton rolin kryesues të OSBE-së, sepse ne kemi një kryeministërtë lidhur me krimin. OSBE e ka mirëpritur rolin e Shqipërisë, por me Ramën ështëi diskretituar. Është mirë që Shqipëria është në krye të OSBE-së, por është keqqë Rama drejton shtetin tonë. Zyra e OSBE-së në Vjenë e ka akuzuar Ramën siposedues të 200 milionë euro në emër të të Vëllait në llogari off-shore.

Islam shtoise Rama po mundohet që të rregullojë imazhin e tij me çështjen e Bjellorusisë.

Islami: Kriza në Bjellorusiështë shumë më komplekse, nuk zgjidhet duke marrë të fortë. Afër Bjellorusisë ështëRusia. Rama ka pasur një telefonatë me Lavrov dhe ka pretenduar se ka marrëmiratimin e Lavrov për dialogun, por ministria e Jashtme ruse ka thënë sesugjeron që kriza të zgjidhet me forca të brendshme. Rama kërkon të luajë njërol me 2-3 porta për të rregulluar imazhin e tij. E mira është që Rama të heqëdorë nga qeveria në vendin tonë dhe t’ia lërë në dorë një qeverisjeje të shëndetshme.

Intervistoi XhoiMalësia, përgatiti A. Kurti