Shqipëria në katër rajone, Vasili: Ligji nuk do të kalojë, thonë se u konsultuan me publikun kur ishim në karantinë
Në të njëjtën seancë plenare ku u ndryshua në mënyrë të njëanshmeKushtetuta, Kuvendi ka miratuar në heshtje edhe ligjin për zhvillimin rajonaldhe kohezionin, sipas të cilit Shqipëria ndahet në katër rajone.
Për opozitën ky ligj shënon fundin e autonomisë së pushtetitvendor.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë përRtv Ora thotë se veç faktit që ligji është antiligjor, shumica mashtron në mënyrëtë paskrupullt duke deklaruar se ka kryer konsultime publike në muajt mars-prill-maj,periudhë kur vendi ishte në karantinë nga Covid.
Vasili: Kushtetuta eShqipërisë nuk ekziston më dhe të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se e kanëshqyer dhe bërë copa-copa Kushtetutën. Së dyti këta e kanë rrëmbyer pushtetinvendor. Iluzioni se pushteti vendor është më vete nuk ekziston. Mashtrojnëpopullin në mënyrën më të pacipë, thonë se kanë bërë konsultime publike. Jo vetëmqë nuk janë bërë por ka dhe një turp të madh, në dokumentat shoqëruese zyrtarethonë se janë bërë konsultime publike në muaj mars, prill, maj, kohë kur kemiqenë në karantinë.Janë rrëmbyer të gjithë instrumentat dhe këto drejtohen ngakryeministria që harton politikat dhe i zbaton. Në Kushtetutë, i vetmiinstitucion i ngritur për këtë punë dhe që zgjidhet nga populli është qarku. Qarkun që këta se kanë në konsideratë,për një kryetar qarku mbajtën peng integrimin europian, nuk miratuan tre ligjet.Tani që kanë qeverinë nuk ka rëndësi, i vjedhim ne paratë. Është një ligj që kaefekt nul, është antikushtetues. Ky ligj është shembulli i një qeverie tëshpartalluar që përveç teorisë së tokës së djegur dhe rrëmbimit kap ça të kapëshnga paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk ka asnjë motiv tjetër politik në kokë.
Vasili paralajmëroi një reagim të ashpër të opozitës, dukegarantuar se ligji nuk do të kalojë.
Vasili: Çështja do tëzgjidhet qartësisht në fushë të hapur. Kur ju hyjnë hajdutët në shtëpi ju rrëmbenidrurin, nuk keni kohë të prisni gjykatën. Do të ketë padiskutim një reagim shumëtë fortë, të jeni të bindur se ligji nuk do të kalojë dhe nuk ka për të kaluar,le të guxojnë në shtator ta fusin sërish këtë ligj dhe do të shikoni që do tëmarrë një përgjigje që nuk ua pret mendja. Edhe amnistinë fiskale e patë që undalën. U erdhi një dru i padëgjuar nga Europa që u tha se jeni ca gangsterë qëdoni të krijoni lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave.
Edhe pse opozita është shprehur kundër ndryshimevekushtetuese, madje duke deklaruar se nuk janë të detyrueshme për të, ajo do tëvazhdojë dialogun në Këshillin Politik me mazhorancën në shtator.
Vasili: Dialogu dhe ndeshjashumë e fortë ballë për ballë.