Muka: Shqipëria duhet të negociojë sa më shpejt për marrjen e vaksinës, qeveria të mos luftojë virtualisht

Shumë vende të botës duket se kanë hyrë në një"garë" se cila të prodhojë e para vaksinën anticovid ku shumë prejtyre kanë arritur dhe në rezultate shpresëdhënëse.

Ndërkohë, Kosova ka nisur negociatat mepartnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë përFëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore tëShëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentinkur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit.

I ftuar në Ora News, epidemiologu Taulant Mukashprehet se kjo është një nismë e mirë teksa thekson se edhe Shqipëria duhet tëbëhet aleate e kësaj nisme sa më shpejt.

Ai thotë se qeveria shqiptare nuk duhet tëluftojë virtualisht por të dalë sa më shumë në terren dhe të investojë nërritjen e kapaciteteve testuese.

Muka: Unë besoj që është një nismë emirë për sa kohë OBSh është institucioni më i rëndësishëm në botë që menaxhonsituatën me koronavirusin. Besoj që çdo negociatë e Kosovës me institucionet endryshme për të siguruar një vaksinë është një nismë e mirë. Pavarësishtrezultateve shpresëdhënëse që kanë dalë nga testimet e bëra deri më sot, nukdihet se kur ato do të dalin në treg dhe të jenë të aplikueshme dhe të përdorenmë pas për të parandaluar koronavirusin. Testet tregojnë se 6 prej vaksinave nëzhvillim kanë treguar rezultate të mira. Si çdo shtet, edhe Shqipëria duhet tëbëhet aleate e kësaj nisme përsa i përket sigurimit të vaksinave.

Vendi ynëduhet të investojë jo vetëm në sigurimin e dozës së vaksinës, ne duhet tëinvestojmë dhe në rritjen e kapaciteteve testuese në vend. Unë e kam thënë që nëmaj kur qeveria vendosi për hapjen e vendit, pas disa javësh do të kemi njërritje të rasteve dhe do të shkonim në një situatë kritike si tani. Ndërkohënuk kemi patur ulje të të infektuarve. Ne e kemi shumë të nevojshme që në këtësituatë, qeveria të mos luftojë virtualisht por të dalin në terren dhe tëmbledhin sa më shumë të dhëna dhe të parandalojnë përhapjen e infeksionit.Gjithashtu duhen të merren masat për të amortizuar sa më shumë ndikimin nëekonomi si dhe në arsim.

Pavarësisht se qeveria ka vendosur për ndërprerjene muzikës nëpër lokalet e natës si masë parandaluese ndaj përhapjes sëkoronavirusit, deri më tani nuk është evidentuar një trend zbritës i kurbës sëinfeksionit.

Muka shprehet se nga ana e IShSh-së nuk ka njëstudim se përqindja më e lartë e të infektuarve burojnë pikërisht ndajlokaleve.

Muka: Në shtator kemi hapjen eshkollave dhe tashmë qeveria ende nuk ka një plan. Këto nuk mund t'i hapin në këtëmoment kur kemi një situatë të tillë. Përtej asaj që publikohet, unë mendoj seata nuk kanë një plan pasi pavarësisht se thuhet që situata është nën kontroll.Nuk ka publikime një studim nga IShSh që përqindja më e lartë e personave tëinfektuar janë nga baret apo restorantet. Të dhënat që ka publikuar Zvicra, 50përqind e rasteve janë gjurmuar dhe lokalet nuk ishin vatrat kryesore tëinfeksionit. Vatrat kryesore ishin grumbullimet familjare dhe punësimi nëadministratë. Në të dhënat që jepen çdo ditë, kemi persona të infektuar ata qëpunojnë në administratë pasi brenda tyre nuk respektohen fare masat. Qeverianuk e mbështet punën nga shtëpia.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini,përgatiti Endi Mullaj