Vasili: Nuk mund të rrethohen me polici gazetarët për një çështje gjyqësore nga një SPAK që arreston të vdekurit

Numridy i LSI-së e cilëson të papranueshme rrethimin policor të Rtv Ora dhe Ora News.

Nënjë intervistë për Rtv Ora thotë se nuk e mendonte kurrë se do të mund tëshihte pamje të tilla në 2020.

Porsulmi politik ndaj dy televizioneve për Vasilin ka qenë një kronikë e paralajmëruarpër shkak të të vërtetave të hidhura të transmetuara prej tyre.

Vasili: Gjithçka ka ndodhur ka qenënjë kronikë e një ngjarje të paralajmëruar pasi me sebepin e Covid, Ora News ështëriatakuar për ta mbyllur dhe ndërprerë transmetimet. Dhe atëherë të gjithë ushokuan nga sulmi i motivuar politikisht pasi nuk kishte as arsye ligjore dheas shkencore.

Ndërsa skenat me njerëz meskafanda të karakterit të pushtimit të vërtetë të një media publike që militonnë fushën e mediave shqiptare për një kohë të gjatë, që e ka filluar betejën nëditë shumë të vështira siç ishin ditët kur diskutohej për ndryshimin brenda natëstë Kushtetutës.

Pati kurajon atëherë tëstartonte kundër të gjithë mediave të tjera të cilat mbyllën gojën për fat tëkeq përballë të vërtetave të mëdha. Nuk e mendoja kurrë që gazetarët tëndodheshin të rrethuar nga ushtri politike të vërtetë nga një SPAK që për rastësitë gjërave i kam drejtuar pyetje të mëdha për çështje shumë të rënda që nuk kammarrë përgjigje, që kishin të bënin për mos hetimin e krimit zgjedhor tëdosjeve 339 dhe 184 ku kryeministri dhe ministrat janë të zhytur deri në grykë.

Nuk e kuptoj sesi gazetarëtmund të punojnë në rrethim policor për një çështje gjyqësore. Shohim standardetë dyfishta, për disa ligji antimafia nuk vepron, për disa të tjerë mbyllet sahap e mbyll sytë dhe për të tjerë veprohet me egërsi.Qëndrimi është i qartë dhei shënjestruar pasi shumë nga betejat e Ora News kanë qenë dhe mbeten beteja nëemër të së vërtetës, të vërtetat që fshihen dhe dalin në shesh, disa të vërtetaqë edhe ne si opozitë nuk kemi arritur ti zbulojmë.

SipasVasilit, sekti që ka kapur shtetin i ka shpallur luftë të vërtetës dhe përmessaj popullit.

Vasili: Një vend që fsheh të vërtetate tij është diktaturë. Populli nuk mund të jetojë me mashtrime dhe gënjeshtra.

Rezerva ai ka edhe për SPAK.

Vasili: Çfarë SPAK-u është ky që arrestontë vdekurit për dosjen "339"?