Dokumenti nga Italia për Ylli Ndroqin: Fakti nuk ekziston. Avokatët: Në 2015 ishte në SHBA
Avokatët e sipërmarrësit Ylli Ndroqi publikuan një dokument të gjykatës dhe prokurorisë italiane që rrëzon pretendimet për një çështje penale të regjistruar në vendin fqinj ndaj pronarit të RTV Ora dhe Ora News.
Sipas dokumentit të lëshuar nga gjykata e Torinos, me kërkesë të avokatit Engjell Agaçi, ndaj shtetasit Ylli ndroqi nuk ka çështje penale të hapur.
Pyetjes rreth predecentit të pretenduar të vitit 2015, gjykata e Torinos në itali i është përgjigjur me fjalinë se “fakti nuk ekziston”.

Por megjithëse ky sqarim është bërë nga autoritetet italiane vite më parë me shkresën zyrtare drejtuar avokatit Engjell Agaçi, episodi i Italisë përmendet në kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 26 pasurive përfshirë edhe televizionet Ora dhe Ora News.
Sipas juristëve, sjella e këtij episodi, edhe pse të sqaruar në mënyrë përfundimtare dhe me vendim themeli nga drejtësia italiane, është bërë në mënyrë të qëllimshme.
Nëkushtet kur çdo bazë ligjore tjetër nuk shërbente për rastin dhe ligji i vitit 2009nuk mund të zbatohej për ngjarje të ndodhura para këtij viti, organi i akuzës duket se kapërdorur precedentin e pretenduar në Itali në vitin 2015.
Pornë lidhje me këtë rast, përveç konkluzionit të gjykatës së Torinos e cilathekson se fakti nuk ekziston, avokatët e biznesmenit Ndroqi thonë se ndaj tij nukka pasur asnjë urdhër policor.
Në periudhën në fjalë sipas tyre pronari i RTV Ora dhe Ora News, ka qenë në SHBA me gjithë bashkëshorten Mimoza Ndroqi, i ftuar nga Zonja e Parë e kohës Michelle Obama.

Siçduket nga fotot, videot dhe nga lokalizimi i vendndodhjes, udhëtimi nëSHBA është bërë meftesë zyrtare për të marrë pjesë në aktivitetin e fëmijëve me probleme tëveçanta shëndetësore.
Siçe vërtetojnë edhe vulat në pasaporta, udhëtimi vajtje-ardhje është bërë tranzitnga Gjermania pa pasur asnjë pengesë apo ndalim nga policia edhe psegjithë itinerari ilëvizjes është bërë në vende që janë anëtare të Interpolit, të cilat nuk kishin pengesa për të zbatuar urdhër ndalimiapo arresti nëse do ta kishin një të tillë nga autoritetet italiane.