Shkencëtarit kinez i injektohet vaksina eksperimentale kundër Covid-19

Një nga shkencëtarët kryesorë të Kinës është injektuar me një vaksinë eksperimentale të koronavirusit për të inkurajuar publikun që ta ndjekin shembullin e tij kur të aprovohet një e tillë.

Gao Fu, kreu i Qendrës Kinezepër Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka thënë kur apo si u bëkandidat për vaksinim, duke e lënë të paqartë nëse ishte injektuar si pjesë enjë gjykimi njerëzor të aprovuar nga qeveria.

Kina po garon me kompanitëamerikane dhe britanike që janë në garë për një vaksinë që do të ndihmojë nëpërfundimin e pandemisë, një veprim që do të ishte edhe një triumf shkencor dhepolitik.

Tetë nga afro dy duzinavaksina të mundshme të fazave të ndryshme të testimit njerëzor në të gjithëbotën janë nga Kina, shkruan Sky News.

Gao nuk pranoi të thoshte me cilën nga vaksinat u injektua, duke thënë se nuk dëshironte të dukej si po bënë një lloj propagande për një kompani të veçantë.

“Unë do të zbuloj diçka të fshehtë: Unë jam injektuar me një nga vaksinat. Shpresoj se do të funksionojë”, tha ai.

Gao tha që e bëri injektiminpër të ngjallur besimin e publikut në vaksinat, veçanërisht në mes të njërreziku të mosbesimit në rritje që ka nxitur teoritë e komplotit dhe sulmetndaj shkencëtarëve.