Drejtori i Urgjencës bën thirrjen e fortë: Njerëzit me këto simptoma nuk duhet të dalin jashtë

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj përmes një statusinë “Facebook” i ka bërë thirrjen e fortë të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes nëlidhje me parandalimin e parhapjes së Covid-19 dhe të mos dalin nga shtëpia atanjerëz që mendojnë apo dyshojnë se janë të infektuar sepse janë burriminfeksioni.

"Sotmë shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!
Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!
Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!
Të zgjedhësh të fitosh jetën!
Parandalimi është çelsi i fitimit të betejës me këtë virus!
Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aqmë shpejt do ta fitojmë këtë betejë.


Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhesimptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim nëspital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.


Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dheke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm memjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.


Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës,kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin eCovid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit tëinfeksionit!


Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenjadhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!


Ti që kërkon ndihmë mjeksore sepse ke shenja dhe simptoma, tiqë nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim itransmetimit të infeksionit!
Ti që nuk je në asnjë nga situacionet e mësipërme DIL, pormbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do tirespektojnë rregullat!


Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperatur,kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbjetë shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhemjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!


Qytetarë shqipëtar ndërgjegjësohu, respekto rregullat:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura.
Ruaj distën 1.5 metra
Zbato rregullat e higjenës
Mos lejo të shkelen këto rregulla!
Pa ty nuk do ja dalim!
Së bashku do ja dalim!"
, ka shkruar ai.