Ja si të parandaloni pneumoninë e mushkërive dhe rrezikun nga vdekja para se të jetë vonë

Pneumonia është një infeksion nëmushkëritë tuaja të shkaktuara nga bakteret apo një virus.

Qeset e ajrit në mushkëritë tuajfryhen dhe mund të mbushen me lëng ose qelb, gjë që mund ta vështirësojë frymëmarrjenapo të pengojë trupin tuaj të marrë oksigjenin që i nevojitet.

Pneumonia gjithashtu mund tëshkaktojë sëmundje të tjera ose komplikime që mund të jenë serioze. Kjo ështëarsyeja pse është e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të qëndruar tëshëndetshëm dhe të parandaloni veten dhe familjen tuaj nga pneumonia në radhëtë parë.

Si mund ta bësh atë?

Vaksinohuni

Ekzistojnë dy vaksina që mund t'jumbrojnë nga bakteret Streptococcus pneumoniae, një nga bakteret më të zakonshmeqë shkaktojnë pneumoni.

Fëmijët nën moshën 2 vjeç dhenjerëzit mbi 65 vjeç duhet të vaksinohen. Ju gjithashtu duhet të vaksinohenmidis këtyre moshave nëse:

-Pini cigare

-Nësë gjendja juaj e bën sisteminimunitar të mos funksionojë normalisht

-Nëse keni disa kushte shëndetësoreafatgjate

Bisedoni me mjekun ose pediatrintuaj se cila nga dy vaksinat është më e mira për ju.

Pneumonia mund të shkaktohet edhenga infeksione të tjera, siç është gripi. Në fakt, gripi është një nga shkaqetmë të zakonshme të pneumonisë. Pra, me përjashtime shumë të rralla, është erëndësishme të merrni një vaksinë të gripit çdo vit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishmepër fëmijët nën moshën 5 vjeç ose të rriturit 65 e lart (dhe kushdo që kalonkohë me ta). Kjo për shkak se njerëzit në këto grupmosha kanë më shumë tëngjarë të marrin pneumoni nga gripi. Ata gjithashtu kanë një shans më të lartëtë komplikimeve.

Prindërit gjithashtu duhet tësigurohen që fëmijët nën moshën 5 vjeç të bëjnë vaksinën Hib, e cila parandalonHaemophilus influenzae, një tjetër shkak i pneumonisë.

Lani duart

Një nga mënyrat më të mira për tëmbajtur veten të shëndetshëm dhe për të mos u sëmurur është të lani duartrregullisht. Përdorni ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 20 sekonda.Shpëlarjni dhe thajeni me një peshqir të pastër.

Lini duhanin

Pirja e duhanit dëmton mushkëritëtuaja dhe e bën më të vështirë për të të luftuar me infeksionet si pneumonia.Duhanpirësit nëse preken nga pneumonia mund të humbasin dhe jetën. Lënia eduhanit do të ndihmojë që mushkëritë tuaja të bëhen më të forta dhe më të aftapër të luftuar infeksionin.

Mos konsumoni alkool

Kur abuzoni me alkoolin, trupi juajnuk është aq i aftë të luftojë infeksionin. Pirja e alkoolit ju bën që tëmerrni më shpejt pneumoninë dhe të kini kompikime. Ekspertët rekomandojnë qëgratë të pinë jo më shumë se një pije alkoolike në ditë. Burrat duhet të pinëjo më shumë se dy.

Kujdesu për veten

Sistemi i fortë imunitar ju ndihmontë mposhtni infeksionet.

Bëni stërvitje rregullisht.

Ndiqni një dietë plot me fruta dheperime.

Flini sa duhet.

Lehtësoni stresin.