Raportimi mbi Covid shkakton ankth, gazetarët punojnë në presion të lartë
Raportimi i lajmeve për Covid-19, kashkaktuar te gazetarët stres, ankth dhe depresion, madje kjo ka ndodhur edhe mereporterët me përvojë të gjatë pune. Këto janë gjetjet e një studimi tëInstitutit për gazetarinë “Reuters”, sipas të cilit 70% e gazetarëve të pyeturrezultuan se vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike.
Një numër i konsiderueshëm gazetarësh, të cilat kanë raportuargjatë periudhës së pandemisë Covid 19 kanë shfaqur shenja të ankthit dhedepresionit.
Këto janë gjetjet e një studimi të bërë nga Instituti “Reuters” përgazetarinë, në Universitetin e Torontos.
Të anketuarit janë 73 gazetarë me përvojë të gjatë pune, të cilët janëtë angazhuar në organizata të mëdha mediatike dhe kanë punuar me histori qëlidhen direkt me pandeminë.
Rezultatet paraprake të studimit tregojnë se rreth 70% egazetarëve vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike, konkretisht 26%kanë ankth klinik i shoqëruar me simptoma shqetësimi, pagjumësie, lodhje dhepërqendrim i dobët.
Rreth 11% të gazetarëve të pyetur shfaqën simptomat e stresitpost-traumatik që përfshin kujtime të një ngjarjeje traumatike të lidhur meCovid-19, ndjenjë faji, frikë, zemërim etj.
Instituti del në përfundimin se gazetarët punojnë në një presionshumë të lartë.
Ndërsa arsyet dhe zgjidhjet e mundshme do të diskutohen nëanalizat e mëvonshme dhe në botimet vijuese.
Anketa me gazetarët u zhvillua në qershor 2020, periudhë kupothuajse të gjitha vendet u prekën nga Covid-19.