Me menstruacione në plazh? Mësoni se çfarë duhet të bëni
Vera, temperaturat e nxehta , deti deri këtuçdo gjë është në rregull për një femër, mirëpo kur menstruacionet vijnë tëgjitha planet për pushimet duket sikur shkatërrohen dhe shumë pyetje fillojnë qarkullojnënë kokë. A do kemi dhimbje barku? A mund të marrim infeksion gjatë futjes në ujëdhe deri në pyetjet më komike a do të na afrohen peshkaqenët?
Nëse keni vendosur të shkoni me pushime, keniqef notin atëhere vazhdoni pasi nuk ka asnjë arsye pse të ndaleni vetëm se keniperiudhën tuaj. Më poshtë do të gjeni një përgjigje për të gjitha pyetjet qe jushqetësojnë.
A është johigjenike të notosh gjatë menstruacioneve?
Nëse përdorni një tampon nuk ka gjasa që gjaku të lëshohet në ujë ndërsanotoni. Edhe nëse menstruacionet tuaja i’u vijnë gjatë kohës që ju ponotoni dhe do të dilte një sasi e vogël gjaku,mos u shqetësoni pasi do të hollohej nga uji. Me pak fjalë, ju nuk rrezikoni shëndetine askujt duke notuar gjatë periudhës kur jeni me menstruacione.
Një tjetër shqetësim i femrave është se nësefuten në det ose në pishinë a do të lenë një shteg të përgjakur në ujë.
Presioni i ujit mund të ndalojë rrjedhën tuajpërkohësisht ndërsa notoni, por nëse qeshni, kolliteni, teshtini ose lëvizni,presioni mund të ndryshojë dhe një sasi e vogël gjaku mund të dalë. Qetësohuni,kjo nuk do të jetë e dukshme. Kur të dilni nga uji çdo gjë do të vazhdojë normalisht,kështu zgjidhja më e mirë është të përdorini një tampon ose kupë menstruale.Pads dhe pantyliners nuk janë një ndër opsionet më të mira sepse ato e thithinujin dhe do të bëhen joefektive. Kupat menstruale mund të lihen deri në 12 orë kështuqë ato janë një alternativë e shkëlqyeshme.
A do të sulmohem nga peshkaqenët?
Duke lexuar që peshkaqenët ndjejnë aromën egjakut, janë krijuar mite se nëse futesh në det kur je në periudhën e menstruacionevedo të sulmohesh nga peshkaqenët. Sipas Dosjes Ndërkombëtare të peshkaqenëve, shumë njerëz zhytengjatë menstruacioneve dhe deri tani nuk kanë hasur ndonjë problem.
A mund të marr infeksion gjatë notit?
Është e pamundur që të merrni një infeksionvaginal gjatë notit. Infeksionet e lëkurës dhe sëmundjet e stomakut nga gëlltitjae ujit janë ankesa më të zakonshme.
A duhet të përdor një tampon gjatë notit?
Patjetër që ju mund të përdorni një tampon, por nëse nuk mundeni ose nuk doni të përdorni njëtampon ose një produkt tjetër alternativë, keni disa mundësi të tjera. Ju mund të vishni rroba banje absorbuese osenjë kostum me ngjyrë të errët për të parandaluar njollat.