Edit Xhanajka: Si po ndërtojmë të ardhmen e dentistrisë shqiptare?
C`rëndësi ka për fakultetin tuaj kërkimi shkencor, si është bërë ai deri tani në Fakultetin tuaj?
Sipas Ligjit tw Arsimit tw Lartw Nr.80/2015, dy janë prioritetet përinstitucionet e arsimit të lartë: kërkimi shkencor dhe cilësia në arsimin elartë. Në këtë kontekst roli i Fakultetit tw Mjeksisw Dentare (si njësikryesore e UMT) është primar dhe i domosdoshëm për realizimin e kërkimitshkencor duke e integruar atë me procesin mësimor, kjo në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të karrierësakademike dhe rritjes së kualifikimit shkencor të stafit akademik dhe studentëve,si dhe të fitimit të aftësive të për kërkime të pavarura.
- Sa ekeni mundësinë të investoni në fakultet për qëllim të kërkimit shkencor? A kenimundësi të bëni studime të mirëfillta shkencore në fakultetin tuaj? A kenilaboratorë shkencorë të pajisur me aparatura bashkëkohore për kërkim shkencor?
Në Fakultetintonë dhe me sa kam dijeni, edhe në institucionet e tjera publike të arsimit tëlartë, prej vitesh buxheti i shtetit i dedikuar për IAL, mbulon ne menyre tepjesshme vetëm 10 ose 11 muaj per pagat për stafin akademik, duke sjellëmangësi në investime për laboratorë,aparatura dhe teknologji kërkimore shkencore të fushës së dentistrisë,mbështetje të stafit akademik për pjesëmarrje ne aktivitete shkencore jashtëvendit etj. Në këto kushte, ne jemi përpjekur të përfitojmë duke aplikuar nëprojekte të ndryshme, nga të cilat edhe kemi patur përfitime, por me një fond tëulët.
Mund tëpërmend këtu një projekt që fituam në bashkëpunim me Universitetin Charite`Berlin. Projekti bazohet në “Implementimin e teknologjisë Gjermane në protetikë”dhe arrin vlerën 50 mijë euro, nga të cilat 10% mund të përdoren për aparaturae pajisje. Gjithashtu,aplikuam dhe fituam nga AKKSH edhe një projekt tjetër mevlerë 5 milion lekë të reja. Mbetet pikësynim fitimi i projekteve, por kjo ështëderi diku dicka jo e sigurtë, pavarësisht përpjekjeve tona maksimale.
- Atëherësi e keni përmbushur këtë detyrim të ligjit të Arsimit të Lartë në Fakultetintuaj?
KUR NEFAKULTETIN TONE, ashtu si dhe në Fakultete e UNIVERSITETE të tjera MUNDESIA PERKERKIM SHKENCOR TE MIREFILLTE ESHTE E LIMITUAR SEPSE S`KA MUNDESI INVESTIMESHPER infrastrukturen e nevojshme per kerkim shkencor, drejtimi kryesor për realizimin e punësshkencore prej më shumë se 20 vitesh ka qenë dhe mbetet organizimi iaktiviteteve shkencore (konferenca, kongrese, ëorkshope, seminare trajnimietj),
Gjithashtu,bazuar po ne Ligjin e Arsimit te larte, eshte detyrim ligjor qe cdo Universitetdhe cdo fakultet, ne kuader te akreditimit, duhet te beje formim te vazhduardhe edukim professional. Kjo eshte arsyeja qe cdo universitet apo fakultet,publik apo privat, detyrimishtorganizon konferenca e kongrese periodike, ku përcjell risitë e shkencës dhe jepmundësi për njohjen e stafit dhe të studentëve me cdo zhvillim aktual të fushëssë stomatologjisë.
- Synimii ketyre aktiviteteve cili eshte?
Qellimimadhor i organizimit të Kongreseve dheKonferencave është të dalësh me gjetje konkrete në favor të shkencës, si dhe përcjelljae të rejave bashkëkohore botërore tek studentët dhe profesionistët tanë. Pra,synimi primar dhe kryesor është produkti kërkimor shkencor. Në këto eventeprezantohen edhe gjetje nga Projekte ku merr pjesë stafi akademik, si dhe studentëtme punime apo me tema diplome të tyre.Mund te permend ketu Projektin madhor qe ne realizuam dhe po e vazhdojme sibashkepunim me Bashkine per depistimin e 2700 femijeve, ku po nxirren indeksete kariesit per Shqiperine, te dhena qe nuk ekzistojne per Shqiperine ne njegame kaq te madhe popullate.
Ne siFakultet, kemi synuar të përqëndrohemi në rritjen cilësore të nivelit shkencor,duke sjellë direkt në këto aktivitete kontributin e shkencëtarëvë dheeminencave të spikatura të stomatologjisë. Dhe unë personalisht si dhe stafi im, jemiinvestuar fort që të shfrytëzojmë të gjitha njohjet zyrtare dhe personale për tësjellë në këto evente figura të spikatura të stomatologjisë, mund të them memburrje eminenca botërore.
- Si janëorganizuar konferencat dhe kongreset në Fakulettin e Mjekësisë Dentare?
Tradicionalisht,të gjitha konferencat që janë organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare(dikur Departamenti i Stomatologjise) janë organizuar të mbështetura ngaShoqata të ndryshme, si psh për shumë vite, mesa mbaj mend rreth 24 vite, janëorganizuar me Shoqatën Dentare Shqiptare, dhe më vonë me shoqata të tjera si Shoqatae Profesionistëve Dentarë, etj.
Theksojmëse kjo mënyrë organizimi ka qenë e përshtatshme për fakultetin pasi realizon qëllimete tij për formimin e vazhduar të stafit dhe dhe specialistëve dentarë, përngritjen e nivelit shkencor të studentëve dhe krijimin e lidhjeve meUniversitete apo personalitete të Mjekësisë Dentare nga e gjithë bota.
Gjithëky përfitim, i cili i shërben shumë edhe Akreditimit Institucional apo tëprogrameve të studimit, realizohet ose me ndonjë shpenzim minimal të fondevepublike, ose në rastet më të shumta pa shpenzuar asgjë nga fondet publike.
- Amundet Fakulteti të organizojë Kongrese apo konferenca të ndryshme i pavarur,pa qenë bashkëorganizatorë me shoqata të ndryshme?
Natyrisht,kjo mund të bëhet, por duhen domosdoshmërisht shume fonde, të cilat duhenalokuar para organizimit të Kongresit/Konferencës.
Ka dyarsye që e vështirësojnë këtë proces:
Epara, këto fonde nuk disponohen nga institucioni, fakulteti. Sic ju përmenda mëlart, buxheti nuk mbulon plotësisht as pagesat për pagat e stafit, ndërkohë qëme fondet dytësore, së fundmi të limituara, absolutisht nuk është e mundur tëmbulohet nga ana financiare një konferencë apo kongres. Sigurisht që shumëshpenzime të lidhura me ardhjen, akomodimin e profesorëve të huaj, sallat, bazëne materialeve të Konferencës etj, duhen bërë direkt, duke i patur këto fondeparaprakisht dhe kjo krijon shumë vështirësi, nuk kemi dhe staf administrativper organizime te tilla.
Edyta, këto fonde alokohen pas një kërkese të bërë nga Fakulteti drejtuar Rektoratitdhe Bordit të Administrimit të Universitetit. Që pas 2017, edhe në rastet kurne i kemi kërkuar fonde në mënyrë të argumentuar, për të mbuluar një pjesë tëvogël të shpenzimeve, ato nuk janë alokuar nga Bordi i Administrimit dhe Rektorati.(Për këtë kemi edhe shkresat e dërguara). Rasti më i fundit ishte rasti iKongresit Ballkanik të 24.t, tëorganizuar në Shqipëri për herë të tretë, ku ne kishim të ftuar si lektorë 200personalitete të huaj, kërkesa jonë nukpati asnjë përgjigje dhe rrjedhimisht nuk u akordua asnje fond.
Kështu,në organizimin e një Konference apo Kongresi, Fakulteti MERR PËRSIPËR TOTALISHTPJESËN SHKENCORE DHE AKADEMIKE, ndërsa Shoqata merr përsipër pjesën organizative.
Me sajam e informuar, edhe në Universietet si motra në botë, organizimi i konferencave bëhet në të njëjtën mënyrë. Mund të përmendkëtu organizimet madhore dhe për të marrë shembull të Universitetit të IAS.it,Rumani, të Universitetit të Barit, si dhe të shumë universiteteve në Ballkan emë gjerë.
- Si Ikeni përzgjedhur shoqatat me të cilat bashkëpunoni për organizimin ekonferencave?
Eksperienca e mbi 20 viteve ka bërë që t`i drejtohem për bashkëpunim Presidentit të Shoqatës Dentare Shqiptare, i cili është prej shumë vitesh në drejtim të kësaj shoqate dhe është po ashtu Shef Deparatmenti në FMD. Ka patur abuzime të mëparëshme të kësaj shoqate lidhur me përdorimin e sallave të FMD, duke mos arketuar asnje lek ne favor te Fakultetit, (ne shkelje te detyrimeve qe dalin nga Vendimi I Qeverise nr 54, date 05.02.2014, “ Per percaktimin e kritereve te procedures e te menyres se dhenies me qera, enfiteoze apo kontrata te tjera te pasurise shtetrore”,) .Gjithashtu ka patur abuzime me mënyrën se ku dhe si bëheshin pagesat nga studentet dhe pedagogett per pjesmarje ne evente te tilla. Parate e mbledhura, nuk kalonin nepermjet Bankes, por mblidheshin ne zyra tek sekretarja e Dekanit, duke e detyruar ate te beje nje pune qe nuk duhej ta bente per llogari te shoqates. Keto veprime flasin per mungese transparence te shumes se fondeve te arketuara nga keto evente, destinacionin e ketyre parave te mbledhura dhe te pa arketuara ne banke. Ka nje informalitet te dukshem dhe te denueshem per keto veprime. Per sa kam spjeguar me siper shikohen qarte ne këto link (1 dhe 2).
Në pamundesi te bashkepunimit per te organizuar Konferencen e rradhes dhe me tej me Shoqaten Dentare shqiptare , pasi presidenti I shoqates nuk ka pranuar asnjehere te bashkepunoje me FMD, ishim te detyruar te kërkonim , organizatore, dmth mundësi në shoqata të tjera që të merrnin përsipër menaxhimin e pjesës organizative.
Mëpas, me futjen e dy figurave të reja profesionale, Teknik Dentar dhe Higjenistdentar sfera e profesionisteve dentarë u zgjerua mjaft, dhe gradualisht ukrijua Shoqata Kombëtare e Profesionistëve Dentarë, e cila na ka ofruar njëbashkëpunim serioz dhe korrekt.
- Cilika qenë përfitimi i konferencave dhe a kanë patur përfitim ekonomik nëfakultet?
Përfitimishkencor ka qenë kolosal. Ato kanë rritur kredibilitetin e Fakultetit dhe kanëkrijuar edukim në vazhdim cilësor për mjekët.
Pjesashkencore është organizuar sipas një formati të ri, duke sjellë si referuesRektorë, Dekanë, përsonalitete të dentistrisë nga e gjithë bota. Në cdo Kongreskanë marrë pjesë rreth 45-50 profesorë të huaj të këtij standarti, Kjo ishtedicka totalisht e re, sepse në konferencat e mëparshme niveli linte shumë për tëdëshiruar, numri i lektorëve të huaj ishte shumë i ulët, dhe këta jo akademikë.
Gjithashtu,në këto evente janë promovuar ndërlidhje zyrtare bashkëpunimi shumë të rëndësishmedhe prestigjoze, si lidhja me Charite` Berlin, Universitetin e Barit,Universitetin e Chietit, Universitetin e Ias.it etj. Profesorët e ardhur përkongrese kanë organizuar vazhdimisht kurse, leksione e trainime falas për studentët tanë: këtu përmendimkursin e dt 18-21 prill të Prof. Peter Pospiech me 120 studentë të FMD, Kursine maskerinave në ortodonci nga Universiteti i Barit, Kursin mbi Higjienën ethellë Orale, kursin e implantologjisë nga Shoqata Gjermane DZOI. E theksoj tëgjitha falas. Nderkohe, jane perfituar specializime dhe pjesemarrje falas nekurse jashte vendit per pedagoge e student tanet.
Përsa ipërket pjesës financiare, asnjëherë më parë sesa të isha Dekane, dmth ne tekaluaren, FMD nuk ka patur ndonjë përfitim ekonomik te marre nga 22 eventet e organizuara më parë,bile janë dhënë edhe fonde nga Fakulteti për organizim, jane perdorur dheambjentet e FMD pa marre qera, per te krijuar fonde per rritje te buxhetit teFMD, kjo ne kundershtim me Vendimin e Qeverise nr 54, date 05.02.2014, “ Per percaktimin e kritereve te procedurese te menyres se dhenies me qera enfiteoze apo kontrata te tjera te pasuriseshtetrore” , sikurse e permenda me siper.
NëKongreset e organizuara , ne kemi synuar edhe përfitimet ekonomike në trajtëdonacionesh, të cilat për FMD kanë qenë të shumta dhe janë realizuar ngapartneritet gjatë eventeve. Po përmend më të rëndësishmet si:
Donacioni Artikulatorëve SAM me vlerë 75.000 euro (Charite` Berlin)
Donaciontre unite dentare , 15,000 euro, donacion nga Brianza Dent.
Donacioni pajisjeve të Mjekësisë Rigjenerative me vlerë 6800 euro nga Universiteti I BARIT,Donacion Klinika Nobel, 1000 Euro
Dhënienë përdorim dy aparate Air Flow Piezo, me vlerë 15.000 euro, nga EMS
Donacion18 kompjutera e mobileri me vlerë 120 260 lekë donacion ISSET, etj
Tegjitha donacionet qe kane ardhur ne perputhje te plote me procedurat dhe ligjete shtetit, jo vetem kane rritur nivelin e punes ne FMD me studentet, pasipaisjet kane qene bashkekohore dhe te cilesise se larte, por me kete rastdhuruesit kane mare pjese pa asnje pagese, ne kurse teorike dhe praktike dukedemostruar tek studentet me keto paisje.
Tegjitha donacionet, kane ndikuar pozitivisht edhe ne buxhetin e FMD, pasi perpaisjet qe kemi marre si donacione, vlerat e tyre i kemi zbritur nga buxhetiper t`u planifikuar si shpenzim ose investim ne vitin qe vinte.
Gjithashtu, nëcdo event ftohen për bashkëpunim të gjitha shoqatat e profesionistëve dentarëdhe të specialiteteve të vecanta, akademi, distributorë etj. dhe në vijimësikanë sponsorizuar studentë dhe pedagogë për trainime, kurse perfeksionimi dhekonkurse si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Nisur nga ketoevente, FMD u njoh dhe me shume si institucion me vlera.
Disa muaj para Pandemise, une kam kam njoftuar te gjithestudentet per nje mundesi perfitimi nga nje Projekt per mesimin e gjuhesgjermane per te marre pjese ne njeprojekt te iniciuar nga Ministria e Arsimit per Summer Course G.rant of thrfree state of Bavaria 2020.
Po ashtu, nje projekt tjeter qe u nderpre per shkak tepandemise ishte nje marredhenie qe sapo filloi me nje Universitet ne New Jersey,USA, marreveshje e cila pritet te finalizohet ne muajt ne vijim. Jane hedhurhapat e para te bashkepunimit, me qellim trajnimin cdo vit te dy studenteveshqiptare, duke pare dhe mundesine e trainimit te pedagogeve tane atje.
- A kandonjë kontroll të pjesës financiare gjatë organizimit tëkongreseve/konferencave?
Sic ethashë, Fakulteti ka mbuluar vetëm pjesën shkencore ne keto konferenca.Megjithatë, të gjitha procedurat administrative të Fakultetit, të drejtuara ngaAdministratorja e FMD, perpara dhe mbas daljes se ligjit te arsimit teLarte nr 80/2015, qe e shkeput teresishtRektoret dhe Dekanet nga procedurat administrative, janë kontrolluarvazhdimisht nga te gjitha strukturat e auditit .
Veprimtariae FMD auditohet në mënyrë periodike (cdo vit) nga Njësia e Auditit të Brendshëmtë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, eshte audituar nga KLSH, dhe së fundminga Njësia Antikorrupsion e Qeverisë, me nje grup kontrolli te urdheruar direktnga nga Ministrja e Drejtesise Zonja Etilda Gjonaj. Ky grup, ushtroi njëkontroll të zgjeruar per keto aktivitete në Universitetin e Mjekësisë Tiranë,ku u perfshi dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare, ku sipas programit të kontrollitu shqyrtuan te gjitha aktivitetet shkencore, perfshi ketu kongrese dhekonferenca te realizuara deri ne vitin 2019.
THEKSOJ SE NGATE GJITHA KONTROLLET E ORGANEVE TE MESIPERME NUK ESHTE KONSTATUAR ASNJE SHKELJENGA ADMINISTRATA APO STAFI DREJTUES I FMD.
-Me sa jam e informuar, procesi iAkreditimit është një proces shumë i rëndësishëm për cdo Institucion të Arsimittë Lartë?
A është i akredituar Universiteti i Mjekësisëdhe Fakulteti a jeni të akredituar dhe nëse po, si jeni vlerësuar në këtë procesdhe cfarë rekomandimesh ju janë dhënë?
Patjetërqë Universiteti është i akredituar! Në Akreditimin Insitucional UMT morivlerësimin me kohëzgjatjen më të lartë ndër IAL e tjera publike, prej 5 vitesh. Ndërkohë, para pak muajsh në kuadër të Akreditimit të Programit tëStudimit “Master i Shkencave në Stomatologji”, programi i stomatologjisë FMD, uvlerësua me kohëzgjatje maksimale të akreditimit, 6 vjet.
Pavarësishtvlerësimeve maksimale, në fushën e kërkimit shkencor na është lënë siRekomandim për të patur parasysh në tëardhmen për përmirësimin e standarteve të kërkimit shkencor që : “Institucioni(Fakulteti i Mjekësisë Dentare) të punojë që të gjejë metoda alternative përfinancimin e Kërkimit Shkencor”
Kështuqë ka akoma shumë pune per te bere për të bërë në të ardhmen!
-Si ndihen pjesmaresit e huaj ,profesionistet dentare dhe studentet neketo Kongrese dhe konferenca gjate zhvillimit te tyre dhe cili eshte feedback?
Neketo evente marrin pjese shume lektore , profesore me emer ne fushen edentistrise dhe aty paraqiten prezantime me nje interes te vecante per tegjithe pjesmarresit. Te gjithe jane te interesuar sepse sillen eksperiencat mebashkekohore ne dentistri, gje e cila con ne permiresimin e standarteve tesherbimit ndaj njerezve. Profesoret e huaj , kane qene shume optimiste nelidhjet me FMD dhe jane ndjere shume mire me profesionistet shqiptare si dhe mestudentet, me te cilet pervec kominikimit ne salla, kane bere kurse trainimiteorike dhe praktike. Studentet qe per here te pare kane marre pjese sireferues ne keto aktivitete, jane ndjere te perfshire ne nje jete aktive, pasieshte bere dhe provomimi i punes se tyre. Prej tre vitesh studentet janeperfshire ne nje Projekt bashkepunimi midis Bashkine e Tiranes dhe FMD, ku janedepistuar 2700 femije te shkollave te Tiranes. Te dhenat jane paraqitur netrajte temash shkencore ne Kongrese e Konferenca. Persa i perketprofesionisteve, ne menyre direkte ne rrjetet sociale, komunikimi me email oseme kontakte direkte, te gjithe shprehen per standarte shkencore dhe nivel shumete larte te ketyre eventeve te organizuara.
Ditete kongreseve apo konferenca, kalohen nenje mjedis shume te kendshem, te ngrohte, miqesor dhe bashkepunues, dukeshkembyer eksperiencat personale profesinale. Ne ceremonite e hapjes eventetjane vleresuar nga personalitete. Mund te permend Konferencen e shkencave mjekesore4 ku deputetja Iris Eberl promovoi nderlidhjen e bashkepunimit me ChariteBerlin, ne prani te personaliteteve te larta te vendit, ne respekt te eventitdhe pjesmaresve.
Pjesmaresitkane mundesi te njihen me Shqiperine, jo vetem nepermjet televizioneve dhe youtube,por vijne me shume kuriozitet per te mesuar rreth vendit tone, histories,vizitojne qytete te vecanta, qendra muzeale etj. Ata shprehen me konsiderataper mikpritjen, per vendin tone, per ndryshimet ne ngritje te nivelit testomatologeve shqipatre duke I pare si te barabarte ne profesion, etj. Tegjithe largohen me emocione dhe te gatshem per t`u takuar ne evente te tjera tengjashme midis profesionistesh dhe niqsh.