Tritan Kalo: Mos u fiksoni pas Covid-19, ka shumë infeksione të tjera që janë shfaqur gjatë verës

Mjeku Tritan Kalo përmes njëpostimi në “Facebook” na paralajmëron se Covid-19 nuk është e vetmja sëmundje qëduhet të na shqetësojë. Ekzistojnë shumë sëmundje infeksionale gjatë verës qëjanë të rrezikshme dhe që duhet t’i kushtojmë rëndësi. Jo çdo simptomë që nekemi duhet ta lidhim me koronavirusin, ne mund të vuajmë dhe nga infeksione tëcilat shkaktohen për arsye të ndryshme gjatë verës.

Postimi i plotë:

“KOHË KOVIDIANE…RIKUJTESË….Çfarë mundet të fshihet në hijen einfeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….FIKSIMI pas rrezikut të përhapjes dheinfektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dheepidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilatjanë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të VERËS….

TEMPERATURA mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia,gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje tësyve, dhimbje barku e ndonjeherë të shoqëruar me të vjella ose të daladiarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëveimitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj., menjëherë eadresojnë vëmëndjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesishtvetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….

Po GABOJMË, po MBIDIAGNOSTIKOJMË raste me këtë infeksin, dhepo NËNVLERËSOJMË faktin se kjo stinë KURDOHRË është shoqëruar me infeksione tëshumta febrile apo jo….Tonsilitet virale në shumicën e tyre por edhe bakterialënë jo më pak se në 30% të rasteve, janë një dukuri e shpeshtë në këtë stinë tëvitit….

Faringitet virale, bakteriale por edhe nga qëndrimi nëmjedise me ajër te kondicionuar janë po ashtu mjaft tëshpeshta….Trakeobronkitet virale apo bakteriale jo kovidiane nuk u zhdukënpaprtitmas….Pneumonitë akute komunitare bakteriale dhe virale POR që klinikishtdhe imazherikisht kanë një ngjashmëri të madhe më Sars-Cov2/Covid-19, edhe atotashmë u “fagocituan”/gllabëruan nga virusi sëmundje-shkaktues e jetë-marrësSars-Cov2/ Covid-19….

Lëndimet pulmonare alergjike në klinikë dhe në imazheri tëngashme me Covid-19, janë këtu dhe duhet të miren parasysh kur pyesim tësëmurët për historikun e shkuar dhe të tanishëm të sëmundjes së tyre….”Gripi” istomakut apo i zorrëve (“stomach flu and intestinal flu”), kryesisht tëshkaktuara nga enteroviruse të ndryshme, bakterie si salmonelat apo parazitë sixhardia, të mos harojmë se nuk janë sëmundje që mundet të fshihen me një tërënë lapsi nga lista e sëmundjve të kësaj stine, sepse tashmë kemi vetëm evetem SARS-COV2/COVID-19,,,,,

Po “ETHJA 3-4 ditore” apo sikundër njihet ajo edhe si “Gripii verës”, mos u pensionua nga Covid-19….Sëmundjet mykotike të lëkurës pasfrekuentimit të ujrave të lumenjve, liqeneve, pishinave apo të detit, a duhetdetyrimisht për “elegancë diagnostike” ti mvishen tani Covid-19….Skuqja e syvee shoqëruar me ethe dhe dalje të gjëndrave limfatike para ose pas veshit(Syndroma okulo-glndulare) me origjinë virale, pikërisht pas frekuentimit tëmjediseve të mësipërme, edhe ato tashmë shkaktohen vetëm e vetëm ngaCovid-19…..Celulitet bakterialë a janë ende të pranishme në klinikë?...Infeksionete vëndeve të pickimit nga insektë të ndryshëm, kur u bë kohë që nuk bëhetdezinsektim i duhur masiv dhe cilësor i mjediseve tona, enjtjet e dhimbshmepseudo-paralaziuese pas kontaktit me “peshkun e rërës”, a ekzistojnë vallë atoapo jo?.... ….Po Ethja Typhoide, tifoja e zorrëve sikundër e njeh këtë sëmundjemë shpesh populli, me këto kushte higjene dhe kontrolli të dyshimtë tëbartshmërisë së S. typhi nga ushqim-bërësit apo ushqim-shpërndarësit, edhe ajoNUKU ekziston më….

Ekzantemat e ndryshme virale dhe post-streptokoksike, a dolën edhe ato vallë në pension…LISTA e rikujtesës së INFEKSIONEVE STINORE është edhe shumë më e gjatë…NDAJ kolegë dhe ju publik i gjërë, JU LUTEM të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….”