Shkencëtarët: Këto tre veprime të thjeshta mund të parandalojnë shpërthimin e COVID-19

Një studim i botuar të martën e kaluar në revistën “PLoSMedicine”, ka zbuluar se ekzistojnë vetëm 3 veprime shumë të thjeshta që do të ndalojnë përhapjen e pandemisë sëkoronavirusit, edhe pa një vaksinë.

Nëse njerëzit lajnë duart rregullisht, mbajnë maska​​dhe distancën e tyre sociale nga njëra-tjetra, mund të ndalojnë gjithëpandeminë e Covid-19.

“Një epidemi e madhe mund tëparandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%," janëshprehur studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare Utrecht.

Nëse, publiku është i ngadaltë, porpërfundimisht ndryshon sjellje, ai mund të zvogëlojë numrin e rasteve, por pandaluar arritjen e një kulmi. Nëse qeveritë izolojnë vendin, por askush nukndërmerr hapa shtesë të mbrojtjes personale, kjo do të vononte, por nuk do tëzvogëlonte arritjen e kulmit të rasteve.

"Përmë tepër, efekti i kombinimeve të masave të vetë-imponuara është shtesë.Në terma praktikë, kjo do të thotë qëSARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% epopullsisë miraton larjen e duarëve dhe distancën sociale.

Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar,kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull,njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë, duke rritur gjasat qëdikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.

Studiuesit shprehen se qeveritë duhet të edukojnëpublikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen përrolet thelbësore të vetë-distancimit, larjes së duarve dhe gjithashtupërdorimin e maskave në kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.