Covid-19, emergjenca më e rëndë shëndetësore që ka shpallur OBSH-ja

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, TedrosAdhanom Ghebreyesus, tha se COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi,është emergjenca “më e rëndë” globale shëndetësore që ka shpallur ndonjëherëOBSH-ja.

Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, Tedros tha se tekOBSH-ja janë raportuar gati 16 milionë raste me koronavirus, së bashku me640,000 viktima.

“Pandemia vazhdon të përkeqësohet. Në gjashtë javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve përafërsisht është dyfishuar”, tha Tedros.

Ai tha se do ta mbledhë këtë javë komitetin e urgjencës së OBSH-së për tëvlerësuar pandeminë.

“Një rrugë e gjatë e vështirë është përpara nesh”, tha Tedros, përkundër faktit se bota ka bërë përpjekje të mëdha.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e mbylljes së kufijve dhe përkufizimet në udhëtime, drejtori për emergjenca i OBSH-së, Mike Ryan, tha sekëto nuk janë masa të qëndrueshme për kohë të gjatë.

Rreth gjashtë muaj pasi OBSH e shpalli për herë të parë emergjencë globaleshëndetësore, Tedros tha se shkencëtarët janë 'ende duke mësuar' se si tëluftojnë virusin.

"Kjo është hera e gjashtë që një emergjencë globale shëndetësore është deklaruar në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, por është më e rënda," tha ai.

Në muajin mars, kur OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen COVID-19,shumica e vendeve të botës i kanë mbyllur kufijtë, në përpjekje për të frenuarpërhapjen.